Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superiore U-21/ Vllaznia shpallet kampione e edicionit 2022/2023

Pas Vllaznisë së femrave që u shpallën kampione të Shqipërisë, tani janë djemtë e ekipit U21 që dërgojnë trofeun e radhës në Shkodër. Kategoria Superiore U-21 ka ulur siparin e sezonit 2022/2023 këtë javë duke kurorëzuar Vllazninë si ekipin kampion. Skuadra shkodrane U-21 arriti të shpallej fituese, pasi u rendit në vendin e parë të kampionatit pasi 27 javësh me 45 pikë të grumbulluara.

Vllaznia kishte siguruar trofeun para finishit duke lënë pas Partizanin dhe Bylisin. Sot luajti ndeshjen e javës së fundit ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” të Shkodrës, me sfidën që u mbyll 2-1 në favor të ekipit shkodran. Kuqeblutë triumfuan falë golit të Dulajt dhe autogolit të Gjinajt, teksa për bardheblutë golin e vetëm e realizoi Bala.

Ndërkohë që në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e rastit nga FSHF. Ish-trajneri i njohur shkodran, Agim Medja i dorëzoi futbollistëve kuqeblu trofeun e kampionit dhe medaljet.

Lexo edhe:

Kategoria Superiore U-21 është një iniciativë e rëndësishme e ndërmarrë nga Federata Shqiptare e Futbollit disa vite më parë dhe një projekt me vlera për futbollin e të rinjve.

Përmes këtij kampionati lojtarët e shumtë të cilët mbyllin ciklin me ekipet e moshave U-19 dhe nuk kanë hapësira momentale për të vazhduar karrierën me ekipet e të rriturve, u jepet shansi të aktivizohen me ekipet e 21-vjeçarëve.

Edhe për klubet që kanë shumë lojtarë që vijnë nga akademitë është një mundësi e mirë për të pasur futbollistë që aktivizohen me ekipet U-21. Të cilët mund të jenë të gatshëm në çdo moment për të luajtur me ekipet e të rriturve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...