Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superiore U17/ Vllaznia triumfon në Durrës, përcaktohen duelet gjysmëfinaliste

Kategoria Superiore U-17 ka luajtur ditën e shtunë katër ndeshjet çerekfinale të këtij sezoni emocionues, që po shkon drejt fundit.

Tetë skuadrat më të mira të Grupeve A dhe B u përballën ndërmjet tyre në fazën play-off, duke përcaktuar tashmë edhe katër ekipet gjysmëfinaliste, që do të luajnë për të arritur finalen e madhe.

Internacional kishte përballë në këtë takim ekipin e Football Republic, një ndeshje mjaft e luftuar që përfundoi me fitoren e Internacionalit 2-0. Kjo sfidë prodhoi tre kartonë të kuq, teksa golat për Internacionalin u realizuan nga Guci dhe Iliazi që në pjesën e parë të takimit.

Vllaznia mundi me rezultatin e pastër 3-0 Durrësi 04, duke siguruar kështu biletën për në gjysmëfinalen e këtij edicioni. Shkodranët gjetën golin e avantazhit që në minutën e parë, teksa realizuan edhe dy golat e tjerë në fraksionin e dytë të takimit.

Gjysmëfinalisti i tretë i këtij sezoni është ekipi i Shënkollit. Lezhjanët triumfuan me shifrat 2-1 ndaj Teutës, në një ndeshje mjaft emocionuese, që nisi me dy gola të shënuar nga Shënkolli, ndërsa durrsakët tentuan të ndryshonin fatin e lojës pak minuta para fundit duke ngushtuar rezultatin me Hazisllarin, por nuk ia dolën dot.

Në ndeshjen tjetër çerekfinale, Pepa-Tirana, koha e rregullt e takimit u mbyll me rezultatin e njëjtë 1-1, por sipas rregullores, skuadra e Pepës prek gjysmëfinalen, pasi ekipi i renditur më mire në klasifikim kualifikohet për në fazën tjetër.

Kategoria Superiore U-17, ndeshjet çerekfinale:

FC Internacional 2-0 Football Republic

Durrësi 04 0-3 KF Vllaznia

Shënkolli 2-1 KF Teuta

Sh. F. Pepa 1- 1 KF Tirana (kalon Pepa sipas rregullores)

Kategoria Superiore U-17, çiftet gjysmëfinaliste:

Sh. F Pepa-Shënkolli

FC Internacional- KF Vllaznia

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...