Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Superioria “mollë e ndaluar” për trajnerët e huaj, Milinkovic i vetmi i mbijetuar

E nisën sezonin me pritshmëri të mëdha, objektiva konkretë dhe mbi të gjitrha me frymë të re, por futbolli shqiptar, ashtu siç ka ndodhur shpesh herë vitet e fundit, është disi tekanjoz, gati gati i pamëshirshëm me të huajt e stolit. Ishin tre trajnerët e huaj në fillim të këtij sezoni dhe tashmë në valle ka mbetur i vetëm ai, Mladen Milinkovic, i cili si për ironi, vazhdon të rezistojë në një nga klubet që ka prerë në masë koka trajnerësh. Një trend i ri, jashtë natyrës së klubit kampion por edhe një realitet që duhet pranuar. “I fundit i mohikanëve” vazhdon të rezistojë pavarësisht rezultateve, ndoshta një trajner me më shumë fat se dy kolegët e tij Curbello dhe Iuliano, të cilët reflektuan vështirësitë e mëdha të ambjentimit me një futboll që nga jashtë mund të duket i kalueshëm për intelektin e tyre sportiv, por realiteti rezulton i hidhur kur ata e prekin personalisht. Ndoshta vitrina e futbollit shqiptar për trajnerët e huaj, deri diku edhe arrogantë në sjelljet e tyre skematike konsiderohet një trampolinë për të arritur suksesin e madh diku tjetër, por statistikat janë të ftohta dhe flasin qartë për vështirësitë në përshtatje. Kategoria Superiore ndoshta nuk ka prestigjin e emrit të shumë prej të huajve që vendosin të bëjne zborin e tyre në Shqipëri, por mbetet një shkollë që duhet respektuar. Një drejtues stoli me mangësi të theksuara në leksionet e përditshme të futbollit shqiptar, nuk mund ta kalojë testin me notë kaluese dhe në të vërtetë, gjatë viteve të fundit të pakët kanë qenë ata emra të huaj që kanë arritur të renditen mes të parëve të klasës. Loja fizike por edhe taktika e studiuar deri në detaje janë çelësat e suksesit. Milinkovic e kuptoi këtë në sezonin e parë te Luftëtari por tashmë ka ardhur momenti që ai të testohet edhe në shkollën e lartë të futbollit shqiptar dhe vështirësitë e ambjentimit janë të dukshme. Koha po punon në disfavor të serbit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...