Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Superiorja formalisht në fushë, kapitenët i kërkojnë Ramës plotësimin e 4 kërkesave

Skuadrat zbresin në fushë, por topi nuk u rrotullua. Sikurse e kishin premtuar, skuadrat e Kategorisë Superiore, që e kanë bojkotuar pa afat kampionatin, për shkak të kërkesave të Ligës Profesioniste të paplotësuara nga ana e qeverisë, kanë dalë formalisht në fushë në orën 16:00, për të lexuar një letër ku kërkohet bashkëpunimi i qeverisë për të zgjidhur ngërçin. Fillimisht e ka marrë fjalën kapiteni i ekipit pritës e më pas ai i skuadrës udhëtuese, që kanë lëxuar në pesë stadiumet një letër nëpërmjet së cilës kërkojnë  në mënyrë të përsëritur ndërhyrjen e kryeminisrit Rama.

 

Letra e lexuar nga kapitenët

KAPITENI I EKIPIT VENDAS:

Të nderuar sportdashës!

Në emër të të gjithë futbollistëve, ju kerkoj falje që ne nuk do të luajmë sot. Fusha dhe topi janë pasioni e dashuria jonë. Ne sot kemi dalë në fushë për të mbështetur kërkesat e drejtuesve tanë, për ti sjellë ato akoma më afër tavolinës se zgjidhjeve.

Futbolli ka kohë që është në vështirësi. Kjo nuk mund të fshihet. Ne dhe klubet tona jemi shumë larg kushteve të kolegëve tanë.

Nuk kërkojme luks, nuk kërkojme pasuri por më shumë vëmendje ndaj lojës më të rëndësishme të shqiptarëve. Duam më shumë fusha për tu stërvitur ne dhe femijet e klubeve që përfaqësojmë. Duam më shumë siguri për të ardhmen e lojës dhe keto arrihen vetëm nëpërmjet një baze të shëndoshë ligjore.

Ne duam vlerësim real të lojës sonë.

Që futbolli të mos lëngojë më dhe fëmijët e të rinjtë, të jenë të sigurtë në ushtrimin e pasionit të tyre.

 KAPITENI I I EKIPIT UDHETUES:

Katër kërkesat e Ligës janë minimale dhe plotësisht të realizueshme, madje të premtuara nga të gjitha qeveritë në fushata elektorale, e të harruara sapo marrin mandatet. Harresa më e freskët është ajo e Kryeministrit në mars të vitit të shkuar.

I dashur Kryeministër, mbaji premtimet e na kthe në fushë.

Ne shpresojmë shumë në mirëkuptimin e arsyetimin tënd.

Nuk do të kthehemi të luajmë, pa u përmbushur të katër kërkesat e paraqitura.

Ne ju bëjmë thirrje:

Bashkohu me Ligën! Bashkohu me ne! Mbështet futbollin!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...