Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Superiorja “humbet” 3 trajnerë në vetëm 7 javë

Artan Bano është trajneri i 3-të në Kategorinë Superiore që largohet nga drejtimi i skuadrës. Në 7 javët e para të kampionatit janë 3 të dorëhequr, i pari Stavri Nica i Lacit, më pas Armando Cungu i Vllaznisë. Në përfundim të sfidës Lushnja-Laci, Artan Bano deklaroi se heq dorë nga drejtimi i skuadrës, një vendim që ende nuk është zyrtarizuar, pasi pritet reagimi i drejtuesve të klubit lushnjar. Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti që në të tre rastet e sipërpërmendura, bëhet fjalë për dorëheqje dhe jo për shkarkim nga detyra. Trajnerët kanë marrë përgjegjësitë mbi vete për ecurinë jo të mirë të skuadrës, duke hapur udhë për përmirësimin e situatës. Stavri Nica u zëvendësua nga Gentian Mezani, Armando Cungu nga Ernest Gjoka, ndërkohë që pritet të mësohet e ardhmja e stolit të “lagunarëve”. Artan Bano drejtonte Lushnjën që nga korriku i 2012-ës, ndërsa më parë ka qenënë krye të Tomorit dhe Skraparit për një periudhë të shkurtër. Në këto 7 javë më i rrezikuari për t’u larguar nga rezultatet e mara ka qënë trajneri i Partizanit, Mark Juliano, por të kuqtë kanë kthyer ecurinë negative në ndeshjet e fundit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...