Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Superiorja në kaos total, klubet në vështirësi financiare

Superiorja në kaos total. Ky duhej të ishte një vit që në normalitetin e gjërave duhej të sillte më shumë emocione, skuadra shqiptare që të vazhdonin rrugëtimin në Europë si dhe merkato të nxehtë tek klubet e elitës. Megjithatë, futbolli shqiptar është në një udhëkryq të rrezikshëm, duke bërë shuma hapa prapa.

Nuk është çudi që të eliminohen të gjitha skuadrat e kampionatit që në raundin e parë, madje nuk është çudi sikur të mungojë edhe një fitore e vetme. Por ajo që lë një shije të hidhur është se një muaj larg startit të sezonit nuk kemi ende të konfirmuar situatën tek disa klube.

Luftëtari, skuadra që ka befasuar në sezonet e fundit, duke nxjerrë dhe talente si Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj, duket sikur nuk ekziston. Lojtarët janë larguar dhe së fundmi edhe ata që kanë kontratë kanë braktisur “anijen” bluzi, që gjendet vetëm një hap larg mbytjes. Situata nuk është më e mirë disa kilometra më në perëndim, pasi Flamurtari i lavdishëm është në koma. Skuadra është shpërbërë, ka vetëm largime dhe asnjë afrim. Trajneri i ri është ende i pakonfirmuar, ashtu si dhe situata financiare. Si Flamurtari ashtu edhe Luftëtari përveçse duhet të nisin formatimin e skuadrës për sezonin e ri, për të cilin janë shumë vonë, duhet të mbyllin edhe problemet financiare që kanë si me tatimet ashtu edhe me gjyqet ndaj sportistëve apo ish-trajnerëve.

Në Shkodër kanë filluar të lëvizin, duke synuar të minimizojnë disi borxhin e madh financiar me tatimet, ndërkohë që problemi më i madh mbetet e ardhmja e Skënderbeut. Pas humbjes së gjyqit me UEFA-n klubi duhet të paguajë gjobën prej 1 milion eurosh, pavarësisht se korçarët pretendojnë të vijojnë më tej luftën me qeverinë europiane të futbollit.

Sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, qeveria shqiptare, me në krye kryeministrin e vendit, ka kaluar çdo afat të premtuar për ligjin e sporteve, duke vështirësuar akoma më shumë mundësinë e investimeve nga privatët. Mungesa e rezultateve është logjikë e situatës së krijuar dhe tashmë duhet sa më parë një reagim nga të gjithë, për të shpëtuar futbollin shqiptar të cilit po i humbin vlerat më të mira.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...