Abissnet Superiore

Superiorja rikthehet në fundjavë, ja datat dhe oraret e sfidave të javës së 5-të

Pas ndërprerjes për shkak të eliminatoreve të Botërorit, Abissnet Superiore do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së pestë, të cilat do të luhen të ter ditë të ndryshme, nga e shtuna në të hënë.

Kështu sipari i javës do të ngrihet të shtunën në orën 13:45 me Laçin që do të presë Egnatian me synimin e vetëm, marrjen e fitores së parë sezonale, që do ta largonte edhe nga fundi i renditjes.

Bardhezinjtë kanë bërë paraqitje mjaft të mira në këto javë të para, por edhe kalendari nuk ka qenë i favorshëm, pasi janë përballur me skuadrat favorite dhe deri tani kanë regjistruar vetëm dy barazime, ndaj Dinamos e Kukësit.

Po në orën 13:45, në Kamëz do të luhet përballja Kastrioti-Skënderbeu, dy skuadra të tjera që nuk e kanë provuar ende shijen e fitores këtë sezon dhe do të luajnë për tre pikë në një sfidë që mund të cilësohet direkte për mbijetesë, ndonëse jemi ende në fillim të kampionatit.

E diela nis menjëherë me një supersfidë si
në “Air Albania”, ku Partizani do të presë Kukësin. “Të kuqtë” mbeten ende në kërkim të fitores së parë sezonale, megjithatë verilindorët janë një nga skuadrat më të mira të këtij fillim sezoni dhe nuk do të jetë aspak e lehtë.

Teuta-Tirana, dy skuadra në grupin e pretendentëve për titullin dhe njëkohësisht kryesuese të kampionatit, do të matin forcat me njëra-tjetrën në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:45.

Përballjet mes këtyre dy ekipeve kanë qenë nga më luftuarat dhe spektakolaret në dy vitet e fundit dhe e tillë pritet të jetë edhe ajo e të dielës, ku Orges Shehi do at shohë veten sërish përballë të shkuarës së tij, Teutës.

Java do të mbyllet mbrëmjen e të hënës nën dritat e projektorëve të “Loro Boriçit”, me Vllazninë që do të presë skuadrën e sapo-ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, Dinamon. Shkodranët kanë dalë hapur si pretendentë për titullin kampion, por në katër javët e para kanë marrë vetëm 6 pikë dhe do të kërkojnë fitoren e dytë sezonale.

Në një situatë të njëjtë është edhe Dinamo, që ka regjistruar fitore në javën e parë dhe më pas tre barazime, ndaj edhe për ecurinë e deritanishme, sfida e të hënës duket e balancuar.

Të gjithë ndeshjet do të mund t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport, ku nuk do të mungojë as emisioni dedikuar futbollit vendas, “Gol pas Goli” .

E shtunë, 13:45
Laçi – Egnatia
Kastrioti – Skënderbeu

E diel, 16:45
Partizani – Kukësi

E diel, 19:45
Teuta – Tirana

E hënë, 19:45
Vllaznia – Dinamo

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency