Superiorja rikthehet në mesjavë/ FSHF zbardh kalendarin, tre javët e fundit në të njëjtin orar

Sektori i garave në FSHF ka publikuar datat dhe oraret e ndeshjeve të javës së ardhshme dhe jo vetëm. Abissnet Superiore rikthehet në mesjavë, teksa java e 32-të do të luhet në tre ditë. Të martën e 3 majit do të zhvillohet sfida Kukësi-Partizani, një “finale” për vendin e tretë.
Të mërkurën zbresin në fushë Tirana dhe Laçi, respektivisht ndaj Teutës në kryeqytet dhe Egnatias në Rrogozhinë. Nëse bardheblutë marrin të njëjtin rezultat si ekipi i Duros do të shpallen zyrtarisht kampionë të Shqipërisë për herë të 26-të në histori.
JAVA 32
SKËNDERBEU-KASTRIOTI, 04/05/2022 (16:45) Korçë
EGNATIA-LAÇI, 04/05/2022 (16:45) Rrogozhinë
TIRANA-TEUTA, 04/05/2022 (16:45) Tiranë
KUKËSI-PARTIZANI, 03/05/2022 (16:45) Kukës
DINAMO-VLLAZNIA, 05/05/2022 (16:45) Shkodër
Skënderbeu-Kastrioti është takimi tjetër i ditës së mërkurë. Java e 32-të mbyllet me duelin Dinamo-Vllaznia të ditës së enjte (5 maj), ndërkohë që pesë ndeshjet e javës së ardhshme do të nisin prej orës 16:45 dhe, si zakonisht, do të transmetohen në Supersport.
JAVA 33
PARTIZANI-TIRANA, 07/05/2022 (19:45) Për t’u përcaktuar
TEUTA-EGNATIA, 09/05/2022 (16:45) Durrës
LAÇI-KASTRIOTI, 08/05/2022 (16:45) Laç
VLLAZNIA-KUKËSI, 09/05/2022 (19:45) Shkodër
DINAMO-SKËNDERBEU, 09/05/2022 (16:45) Për t’u përcaktuar
Një ditë më vonë, Laçi pret Kastriotin në Kurbin, ndërsa tre përballjet e radhës të javës 33 do të zhvillohen të hënën e 9 majit. Në fillim Teuta-Egnatia dhe Dinamo-Skënderbeu prej orës 16:45, ndërsa Vllaznia-Kukësi është përcaktuar të nisë prej orës 19:45.
JAVA 34
SKËNDERBEU-LAÇI, 14/05/2022, Korçë
KASTRIOTI-TEUTA, 14/05/2022, Kamzë
EGNATIA-PARTIZANI, 14/05/2022, Rrogozhinë
TIRANA-VLLAZNIA, 14/05/2022, Tiranë
KUKËSI-DINAMO, 14/05/2022, Kukës
Më pas java e 33-të, sërish e ndarë në tre ditë, ndërkohë që oraret ndryshojnë. Derbi Partizani-Tirana do të luhet më 7 maj (e shtunë). Dueli i zjarrtë do të fillojë në orën 19:45 dhe akoma nuk është zyrtarizuar stadiumi ku do të luhet, me “Selman Stërmasin” në “pole”.
JAVA 35
DINAMO-TIRANA, 21/05/2022, Për t’u përcaktuar
VLLAZNIA-EGNATIA, 21/05/2022, Shkodër
PARTIZANI-KASTRIOTI, 21/05/2022, Elbasan
TEUTA-LAÇI, 21/05/2022, Durrës
KUKËSI-SKËNDERBEU, 21/05/2022, Kukës
Tre javët e fundit do të luhen në të njëjtën ditë dhe orë (mbeten për t’u përcaktuar). Java e 34-t më 14 maj, e parafundit shtatë ditë më vonë, ndërsa sezoni 2021-2022 në Abissnet Superiore ul siparin më 26 maj.
JAVA 36
SKËNDERBEU-TEUTA, 26/05/2022, Korçë
LAÇI-PARTIZANI, 26/05/2022, Laç
KASTRIOTI-VLLAZNIA, 26/05/2022, Kamzë
EGNATIA-DINAMO, 26/05/2022, Rrogozhinë
TIRANA-KUKËSI, 26/05/2022, Tiranë
