Abissnet Superiore

Superiorja, rivalitet dhe… gola “të huaj”

Nëse nuk do të ishte për fitoren e Kukësit ndaj Kastriotit, mund të shkohej drejt një rekordi unik. 4 nga 5 ndeshje të javës së dytë të Kategorisë Superiore përfunduan në një barazim identic sa u përket shifrave, 1-1. Barazpeshë dhe ndeshje të luftuara, me ndarjen e një pike që lë dikë të kënaqur dhe dikë më pak. Barazime që, gjithsesi, mund të konsiderohen një tregues i rivalitetit të lartë në një futboll që nuk njeh emra.

Nuk ka të bëjë nëse luan Tirana e 25 titujve me Egnatian e rikthyer pas 16 vitesh në Superiore. Skënderbeu si objektiv parësor ka mbijetesën përballë një Partizani që lufton për titullin, e aq më pak kur sfidat janë të ekuilibruara, si ajo mes Dinamos, së ndërtuar për majat, me Laçin gjithmonë protagonist, apo mes Vllaznisë dhe Teutës, rivalëve të mëdhenj të konfiguruar në këto 2 sezonet e fundit.

Flet fusha dhe aty është vështirë të fitohet, edhe pse janë vetëm dy javët e para dhe më pas gjithçka mund të ndodhë, rivaliteti i madh duket se do të jetë një shoqërues i përhershëm i këtij kampionati.

Në një kampionat të ri spikatin dhe emra të rinj, të spikatur golat e barazimeve për Laçin e Teutën, Roganovic, që bën të shpërthejë me atë goditje nga larg gëzimi i kurbinasve, apo Koumbemba, kongolezi që me atë goditje me kokë ngroh zemrat e tifozëve durrsakë se më në fund mund të kenë gjetur “bomberin” që prisnin. E megjithatë edhe këtu ka një tendencë, golat “e huaj”. Më së shumti, në këtë fillim kampionati, po spikatin futbollistët e ardhur nga jashtë, për ta kuptuar mjafton një bilanc i thjeshtë: nga 20 gola të shënuar në total në dy javët e para të Superiores, plot 17 janë shënuar nga futbollistë të huaj, sfida për goleadorët vendas, është e hapur…

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency