“Digitalb” dhe “SuperSport” vazhdojnë me surprizat!
Për të gjithë tifozët e tij, por jo vetëm, për çdo shikues që do të ndjekë ndeshjet e një prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit, Cristiano Ronaldo rikthehet në “shtëpi”.
Gjysmëfinalja e Superkupës së Arabisë Saudite, Al Ittihad-Al Nassr, do të transmetohet ditën e enjte, 26 janar, në orën 19:00, ekskuzivisht në “SuperSport 3”.
Një biletë për në finalen e Superkupës duket shumë tunduese që portugezi dhe Al Nassrr ta lënë t’u shpëtojë. Shumë pranë trofeut të parë në vendin arab, CR7 pritet të japë maksimumin dhe të dhurojë një spektakël të vërtetë në “King Fahd International Stadium” në Ryadh.
