Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Superkupa e Europës 2020, optimizëm për kandidaturën e FSHF-së

Organizimi i një evenimenti madhor, duke sjellë në Shqipëri skuadrat më të mëdha kontinentale, mbetet synimi i Federatës së Futbollit. Nëse inaugurimi i Arenës Kombëtare me një ndeshje të madhe ndërkombëtare për vitin 2019 nuk u realizua, tashmë objektivi është Superkupa e Europës për vitin 2020 dhe optimizmi nuk mungon. Sipas Kejdi Tomorrit, shefit të sektorit të Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve në federatë, këtë herë shanset janë më të mëdha, edhe sepse stadiumi modern në kryeqytet do të jetë i përfunduar.

Federata e Futbollit kandidoi për Superkupën e Europës 2020, një proces i hapur që realizohet çdo vit në UEFA. Dëshira e FSHF është që sportdashësit shqiptarë të shohin nga afër dy ekipet më të mira të vitit 2020, që do të jenë fituesja e Champions dhe ajo e Europa League.

Këtë herë mendojmë se kemi shumë më tepër shanse përsa i përket fitimit të organizimit të Superkupës në Shqipëri, sepse nuk garojmë me një stadium në letër, por me një kompleks real dhe impiant real, i cili është nga më të mirët në rajon dhe me parametrat më të larta të kërkuara nga UEFA.

Gara nuk është aspak e lehtë. Kandidaturat e tjera janë serioze: nga impianti “Do Dragão” në Portugali, “Grand Stade de Nice” në Francë, “Sami Ofer” në Haifa të Izraelit, “Almaty Central Stadium” në Kazakistan, “Dinamo Stadium” në Minsk të Bjellorusisë, “Helsinki Olympic Stadium” në Finlandë apo “Zimbru Stadium” në Moldavi dhe “Windsor Park” në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast.

Kemi shtete të tjera kandidate, vende mjaft të fuqishme dhe me inftastrukturë mjaft të zhvilluar, si Franca, Irlanda apo Finlanda. Megjithatë, me stadiumin që kemi mendojmë se jemi kandidatë potencialë për organizimin e Superkupës 2020. Afati për dorëzimin e dokumentacionit është data 29 Mars ora 18:00. Pas kësaj date UEFA ka ngritur një komision të posaçëm për shqyrtimin e dokumentacionit të të gjitha federatave. Më pas informacioni i përcillet Ekzekutivit të UEFA-s i cili merr vendimin për shpalljen e vendit organizator për Superkupën e Europës së vitit 2020.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...