Pas titullit kampion Ballkani bën të vetin edhe Superkupën e Kosovës. Skuadra e Ilir Dajës mposhti 1-0 Llapin në finalen e luajtur në Antalia të Turqisë.
Goli i vetëm në përballjen mes kampionëve në fuqi dhe fituesve të Kupës së Kosovës, u realizua nga Lumbardh Dellova në minutën e 62’.
24-vjeçari shfrytëzoi një krosim të kapitenit Thaqi dhe me kokë kaloi në avantazh skuadrën nga Theranda.
Llapi luajti me një futbollist më pak prej minutës së 28’ pas daljes me të kuq të Bekim Maliqit (dy të verdhë).
Në minuta shtesë nuk mungoi tensioni mes dy skuadrave pas përplasjes ndërmjet Francisco Riveras dhe Lumbardh Dellovës.
