Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Superkupa e Kosovës do të luhet në Antalia, vendimi me konsensusin e palëve

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e kësaj të  premteje vendosi që përballja e cila do të përcaktojë skuadrën fituese të Superkupës së Kosovës të zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Përplasje në fjalë, mes kampionit të Superligës së Kosovës, Ballkani, dhe Llapi, fitues i Kupës, do të luhet më 21 janar.

Kjo është hera e dytë që kjo ndeshje e Superkupës së Kosovës luhet në këtë vend. Kuptohet që vendimi është marrë pas konsultimit me drejtuesit e të dy klubeve, që në këtë periudhë do të vijojnë përgatitjet pikërisht në Antalia të Turqisë.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...