Futboll

Superkupa e Spanjës me format të ri, çiftet gjysmëfinaliste zbulohen të hënën

Duke filluar nga ky sezon Superkupa e Spanjës ka ndryshuar format dhe drejtuesit më të lartë të futbollit të këtij vendi vendosën për të lënë pas formulën klasike me përballje vajtje-ardhje, ndërmjet klubit që triumfon në Primera Division dhe ekipit që ia del mbanë për të fituar Kupën e Mbretit, sidoqoftë Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll RFEF bëri të ditur se ditën e hënë në orën 16:00 do të hidhet më në fund shorti i edicionit të sivjetshëm të këtij kompeticioni.

Normalisht në bazë të rregullores së vjetër do të duhej të zhvillohej një duel ndërmjet Barcelonës dhe Valencias, megjithatë sivjet ky aktivitet do të organizohet me pjesëmarrjen e plot katër klubeve. Mbi të gjitha, pavarësisht se nuk është zyrtarizuar ende, edicioni i 36 do të mbahet jashtë kufijve të Spanjës, më saktë në Arabinë Saudite, në javën e dytë të muajit janar, lajm që konfirmohet pikërisht nga Marca. Ekipet që do të marrin pjesë janë Barcelona si skuadër fituese e kampionatit spanjoll, Valencia që mposhti në finalen e Seviljes 2-1 pikërisht formacionin blaugrana, Atletico e Madridit që e mbylli sezonin në Primera Division për të dytin vit radhazi në vendin e dytë, si dhe klubi i Realit të Madridit që në edicionin e fundit u pozicionua në vendin e tretë. Drejtuesit bënë të ditur se shorti do të jetë krejtësisht i lirë dhe pa kurrfarë kushtëzimi dhe goglat do të hidhen pikërisht në Sallonin Luis Aragones në Qytetin e Futbollit, siç quhet edhe vendi ku ka selinë Federata Spanjolle, pra Ciudad de Futbol, në zonën de Las Rozas të Madridit.

Superkupa e Spanjës do të vazhdojë fillimisht me dy takimet që do të përcaktohen në bazë të shortit dhe ky aktivitet do të bëjë përpara sipas formatit të zakonshëm “final four”. Gjysmëfinalet do të luhen në datat 8 dhe 9 janar, praktikisht në mesjavë, ndërsa finalja ndërmjet dy skuadrave që fitojnë sfidat respektive do të zhvillohet të dielën e 12 janarit të vitit të ardhshëm. Barcelona ka fituar edicionin e fundit të këtij aktiviteti, kur mposhti më 12 gushtin e vitit të kaluar në Tangier, në Marok Sevillan me rezultatin 2-1, gjithsesi klubi katalanas është edhe klubi rekordmen i këtij kompeticioni, për më tepër Barca ka fituar 6 nga 10 edicionet e fundit të Superkupës së Spanjës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency