Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Superkupa më 12 gusht, një javë më pas nis Superiorja

Kampionati shqiptar pritet të nisë ndryshe nga dy edicionet e fundit. Superiorja i rikthehet traditës, me sezonin që do të ngrejë siparin në muajin gusht. Ngjeshja e kalendarit ka bindur drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit që të heqin dorë nga zgjatja e pushimeve, çka u shkon për shtat ekipeve që do të garojnë në Europë.

Të dielën e 12 gushtit do të luhet Superkupa e Shqipërisë ndërmjet Skënderbeut dhe Laçit, ndërkohë që në javën pasardhëse do të startojë kampionati. Një tjetër ndryshim që pritet të ndodhë është edhe numri i të huajve në fushë. Për momentin, në një ndeshje të kampionatit lejohen që në fushën e lojës të aktivizohen njëkohësisht 4 futbollistë të huaj. Disa klube kanë kërkuar prej kohësh ndryshimin e këtij rregulli, duke kërkuar rritjen e të huajve në fushë në të paktën 5 futbollistë që nuk kanë pasaportë shqiptare.

Ende nuk ka një propozim konkret nga klubet, por pritet që në tavolinën e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e ardhshme të tij, të mbërrijë dhe kërkesa për shtimin e të huajve. Sigurisht që aty do të shqyrtohet numri i skuadrave që kërkojnë këtë ndryshim dhe i atyre që mendojnë të vijojnë me të njëjtin rregull apo për të ulur numrin e të huajve në fushën e lojës. Vendimet për ndryshime të mundshme mund të merren vetëm nëse klubet bëjnë hapa konkretë me propozimet përkatëse.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...