Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superkupën e Europës e drejton francezja Frappart, reagimi epik i Klopp

Sido që të përfundojë, Superkupa e Europës, Liverpool-Chelsea, do të hyjë në histori. Përballja mes dy ekipeve angleze do të jetë e para finale që do të gjykohet nga një femër, pikërisht nga francezja Stephanie Frappart. Një detyrë që e bën të ndihet krenare.

“Jam shumë e lumtur. Ishte surprizë, sepse nuk e mendoja se do të drejtoja Superkupën e Europës. Është një nder i madh. Shpresoj që shembulli im t’u shërbejë të gjitha arbitrave femra dhe të gjitha vajzave që aspirojnë ta bëjnë këtë punë”.

Frappart shpjegon se ajo dhe ndihmëset e saj janë përgatitur shumë për ta përmbushur me nder misionin.

“Teknikisht dhe fizikisht jemi si burrat. Nuk kemi frikë se mos gabojmë, jemi gati. Jeta ime ka ndryshuar, tani jem e famshme në të gjithë botën.”

Kjo finale do të jetë e veçantë edhe për trajnerët Jurgen Klopp e Frank Lampard. Tekniku i Liverpoolit madje gjeti rastin edhe për të bërë humor.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e një momenti historik. Do të tregoj fytyrën time (sjelljen) më të mirë, ndryshe nëna ime do të mërzitet. Është hera e parë dhe shpresoj të mos jetë e fundit.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...