Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Superliga e Europës “vdes” në lindje: Do të rimodelojmë projektin!

Superliga e Europës lindi dhe vdiq në vetëm 48 orë. Projekti kaq shumë i kërkuar dhe njoftuar nga Florentino Perez dhe Andrea Agnelli u shkatërrua pasi krijoi polemika në të gjithë botën. Superliga e ngrinte flamurin e bardhë pasi fillimisht e braktisën ekipet angleze në një mbrëmje të trazuar: “Jemi të detyruar të punojmë për të ripunuar projektin. Sidoqoftë, qëllimi është të riformulojmë formatin: Ne po propozojmë një kampionat të ri Europian sepse sistemi aktual nuk funksionon”. Ky është thelbi i komunikatës zyrtare të Superligës.

Komunikata e plotë e Superligës:

“Superliga Europës është e bindur që “status quo”-ja aktuale e futbollit Evropian duhet të ndryshojë. Ne propozojmë një garë të re europiane, sepse sistemi ekzistues nuk funksionon. Propozimi ynë synon t’i japë mundësi sportit që të evoluojë, duke gjeneruar burime të ardhurash dhe stabilitet për të gjithë piramidën e futbollit, gjithashtu duke ndihmuar në kapërcimin e vështirësive financiare me të cilat përballet i gjithë komuniteti i futbollit si rezultat i pandemisë.

Ajo gjithashtu do të siguronte pagesa të përmirësuara të solidaritetit për të gjithë aktorët e futbollit. Pavarësisht largimit të njoftuar të klubeve angleze, të detyruara të marrin vendime të tilla për shkak të presionit të ushtruar mbi to, ne jemi të bindur se propozimi ynë është plotësisht në përputhje me ligjin dhe rregulloret evropiane siç demonstrohet sot nga një vendim gjykate për të mbrojtur Superligën nga palët e treta. Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, ne do të rishikojmë hapat më të përshtatshëm për të rimodeluar projektin, gjithmonë duke pasur parasysh qëllimet tona për t’u ofruar tifozëve përvojën më të mirë të mundshme, duke përmirësuar pagesat e solidaritetit për të gjithë komunitetin e futbollit.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...