Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superliga Europiane/ Buzëqesh UEFA, Gjykata e Madridit “fundos” Juven, Realin dhe Barcelonën

UEFA fitoi gjyqin e Apelit në Gjykatën e Madridit në lidhje me tre klubet që nuk kanë hequr akoma dorë nga krijimi i Superligës Europiane: Juventus, Real Madrid dhe Barcelona.

Qeveria Europiane e Futbollit doli plotësisht kundër projektit të 12 klubeve të njohura. Kërcënimi i UEFA-s me sanksione solli tërheqjen e nëntë klubeve, ndërsa Juventus, Reali e Barcelona nuk janë dorëzuar.

Sipas raportimeve të agjencisë spanjolle Efe, UEFA do të jetë në gjendje të marrë masa ndaj tre klubeve “rebele”. UEFA do të jetë në gjendje të rifillojë një dispozitë për “një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor” të rregullores së saj.

“Fitorja” në Apel do të rihapë procesin që mund të çojë në dënime të reja ndaj tre klubeve: duke filluar nga 100 milionë euro gjoba deri në përjashtimin nga kompeticionet europiane për 1-2 vjet.

Ndërkohë, dy klubet spanjolle dhe bardhezinjtë nga Torino do të kenë mundësinë të ankimojnë këtë vendim në gjyqin e përcaktuar më 14 qershor, teksa pritet edhe vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për ligjshmërinë e nismës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...