Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Superliga Europiane drejt shkrirjes, Man.City tërhiqet zyrtarisht!

Superliga Europiane rrezikon shkrirjen ende pa marrë formë krijimi i plotë i saj. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 4 prej 12 klubeve themeluese janë tërhequr dhe nuk do të marrin pjesë në eventin madhor që pritej të niste në muajin gusht. Manchester City është klubi i parë që ka nisur zyrtarisht proçedurat për t’u tërhequr  nga grupi i skuadrave themeluese të Superligës Europiane, ndërkohë që UEFA e mirëpret vendimin e Citiziens.  Chelsea gjithashtu që ka vendosur të braktisë këtë projekt prestigjoz edhe pse konfirmimi zyrtar nuk ka ardhur ende. Lajmi është raportuar nga gazetarët e BBC ndërkohë që në këtë vendim të drejtuesve të Bluve të Londrës kanë ndikuar edhe protestat e tifozëve. Qindra fansa të Chelsea-t janë mbledhur para stadiumit Stamford Bridge duke protestuar para ndeshjes së Premier League ndaj Brighton pikërisht për vendimin e klubit të tyre për të marrë pjesë në Superligën Europiane. “Jo Superligës Europiane, t’iu vijë turp, duam netët tona të ftohta në Stoke”, lexohej në disa nga banderolat e tifozëve londinezë të Chelsea-t.

Për të qetësuar disi tifozët e Bluve të Londrës është dashur ndërhyrja e Peter Cech, ish-portierit tashmë në rol drejtuesi te Chelsea. Cech ka biseduar me fansat të cilët kishin bllokuar edhe hyrjen e autobuzave të dy skuadrave në parkingun e Stamford Bridge. Pas tërheqjes së Manchester City-t por edhe Chelsea-t me shumë gjasa mediat angleze kanë publikuar lajmin se edhe Atletico Madrid, Barcelona dhe Manchester United kanë vendosur të braktisin Superligën Europiane. Mesa duket presioni i UEFA-s dhe FIFA-s por mbi të gjithë i tifozëve ka dhënë menjëherë efekt dhe Superliga Europiane pas disa ditësh mund të ngjasojë me një ëndërr të një nate pranvere, pasi bërja realitet e këtij kompeticioni po kthehet në një mision të pamundur për klubet themeluese.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...