Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Superliga/ Partizani gjen golat dhe tri pikët, Kamza befason Luftëtarin

Partizani ia ka dalë të shënojë golat e parë për këtë sezon, pikërisht në javën e pestë, në transfertën ndaj Teutës, ku fitoi 1-2. Të kuqtë e drejtuar nga Mark Iuliano e nisën keq takimin dhe e panë veten shumë shpejt në disavantazh, por barazuan në fund të pjesës së parë me anë të Trashit. Në pjesën e dytë Sukaj shënoi nga pika e 11 metërshit dhe i dha Partizanit fitoren e parë, ndërsa vlen të përmendet se Teuta e mbylli ndeshjen me nëntë futbollistë. Tani të kuqtë shkojnë në kuotën e 5 pikëve, në po kaq takime, por vazhdon të mbajë vendin e parafundit.

Edhe Skënderbeu mori një tre pikësh mes vështirësive, në shtëpi ndaj skuadrës së Laçit. Korçarët gjetën avantazhin në pjesën e parë falë një autogoli të brazilianit Ademir, por në pjesën e dytë laçianët e Mezanit barazuan me Lushkjan. Në minutën e 75, ishte pikërisht mbrojtësi kosovar Bajram Jashanica që shënoi golin e fitores për Skënderbeun, ndërsa portieri Orges Shehi priti edhe një 11 metërsh.

Fitore mori edhe Kukësi, në transfertën ndaj Lushnjës, në ‘Roza Haxhiu’, me rezultatin 0-2. Sulmuesi shkodran Guri dhe ai azer Alijev, ishin heronjtë për verilindorët, ndrësa trajneri i lushnjarëve vijoi me akuzat për arbitrimin. Në Shkodër nuk pati fitues, në përballjen mes Vllaznisë vendase dhe Flamurtarit. Vlonjatët gjetën të parët avantazhin, por shkodranët barazuan në sekondat e fundit të pjesës së parë, falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Gocaj.

Surprizën në javën e pestë e bëri Kamza, e cila mposhti 1-2 në Gjirokastër, Luftëtarin vendas. Heroi i kamzalinjve në këtë takim, ishte sulmuesi serb Stevan Raçiç, që shënoi dy golat, ndërsa goli i Bregut për Luftëtarin, nuk mjaftoi për të marrë qoftë edhe një pikë.

Në këtë javë të pestë u morën plot 5 kartona të kuq, ndërsa pati polemika në lidhje me gjykimin, në takimet e Shkodrës dhe atë të Lushnjës. Pas pesë javësh, Skënderbeu kryeson me 13 pikë, i ndjekur nga Kukësi me 10 dhe Flamurtari me 8. Renditja mbyllet nga skuadra e sapongjitur në Superligë, Lushnja me vetëm 2 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...