Kategoria Superiore

Superliga rikthehet me javën e tretë, në Shkodër luhet klasikja, Teuta pret Kukësin

Pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, Kategoria Superiore do të rikthehet sot në fushë me 5 ndeshjet e vlefshme për javën e tretë të saj, ku natyrisht që vëmendja maksimale do të jetë në Shkodër dhe në Durrës.

Kështu në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet klasikja e futbollist shqiptar, Vllaznia-Tirana, një përballje mes kuqebluve shkodranë që e kanë nisur sezonin në mënyrë perfekte dhe kanë treguar rritje të madhe, dhe bardhebluve kryeqytetas që vijnë pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë dhe ndryshimit në pankinë.

Atmosfera në shkallët e stadiumit ka ndikuar jo pak në performancën e shkodranëve vitet e fundit, pasi lojtarët shpesh kanë shkuar në gabim, duke ndjerë më shumë se duhet presionin e një ndeshjeje të tillë.

Megjithatë pasditen e sotme në një stadium të boshatisur, trajneri Bredariç pritet të konfirmojë 11-shen e tij të zakonshme në këto javë të para, me shpresën për të rikthyer triumfin e shkodranëve ndaj Tiranës.

Nga ana tjetër bardheblutë kanë regjistruar dy humbje radhazi, që kulmuan me eliminimin nga Kupa dhe shkarkimin e trajnerit Egbo, ndaj shpresat janë që skuadra të reagojë me Nevil Deden në pankinë, një trajner që ka shkruar historinë e Tiranës edhe si futbollist e që e njeh mirë ambientin kryeqytetas.

Po në orën 16:45, në “Niko Dovana” Teuta vendase do të presë Kukësin. Durrsakët duket se kanë lënë pas krahëve hapin fals në javën e parë dhe tani do të kërkojnë një tjetër sukses për të tentuar kreun e renditjes, pasi këtë sezon objektiv është titulli kampion.

Nga ana tjetër verilindorët kanë zhgënjyer në start, duke pësuar dy humbje në po kaq ndeshje, ndërsa sot në Durrës do të vijnë edhe pa trajnerin Skënder Gega që është prekur nga Covid-19 dhe do të ishte ironi e fatit që fitoren e parë ta arrinin pikërisht pa timonierin në pankinë.

Në orën 16:45 do të zbresë në fushë edhe Partizani, që pasi mori fitoren e parë në kampionat, në një transfertë të komplikuar si ajo ndaj Kukësit, do të kërkojë konfirmimin ndaj një tjetër pretendenti për titull këtë sezon, Laçit.

Sfida do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe është mjaft e rëndësishme sidomos për kurbinasit, që e kanë nisur sezonin me dy barazime në dy javët e para dhe marrëdhëniet mes drejtuesve e trajnerit Cungu janë tensionuar ndjeshëm.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency