Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superliga vijon sot, luhet në Kukës dhe Durrës

Superliga shqiptare do të vijojë sot me dy përballje të tjera, mjaft interesante, ajo mes Kukësit dhe Laçit, në ‘Zeqir Ymeri’, si dhe në Durrës, mes Teutës dhe Flamurtarit. Pas tre takimeve të luajtura dje, dy ndeshjet e sotme do të mbyllin edhe javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Në Kukës, vendasit vijnë pas barazimit të arritur në ‘Selman Stërmasi’, ndaj Partizanit dhe do të kërkojnë rikthimin te fitorja, në një përballje ndaj Laçit, një kundërshtar aspak për t’u nënvlerësuar. Nga ana tjetër, laçianët vijnë pas një hapi fals ndaj Luftëtarit, në shtëpi, por kanë treguar se janë një ekip që mund t’u hapë punë ekipeve pretendente, ashtu si ndaj Partizanit në javën e parë.

Një ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet edhe në Durrës, mes Teutës vendase dhe Flamurtarit, dy ekipe që synojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës. Durrsakët e Maganit kanë bërë një start të mirë, duke marrë pikë të plota në dy javët e para dhe sot do të kërkojnë një tjetër 3-pikësh, për të rimarrë të vetëm kryesimin. Nga ana tjetër, Flamurtari vjen pas fitores me Lushnjën dhe sot në Durrës, trajneri Duro pret të konfirmojë paraqitjen e mirë të ekipit të tij.

Në Kukës do të luhet në orën 14:00, ndërsa derbi bregdetar do të startojë në orën 17:00 dhe të dyja këto takime do të transmetohen live në Supersport 3.

Dje u zhvilluan edhe tre takime të tjera të Superligës, ku spikati përballja mes Skënderbeut dhe Partizanit, e fituar nga korçarët me rezultatin 2-0. Dy takimet e tjera, Luftëtari-Vllaznia dhe Lushnja-Kamza, përfunduan me rrjeta të pa prekura.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...