UFC

Superpërballja e UFC McGregor-Poirier, Supersport sjell live eventin e vitit!

Të dielën në mëngjes në Abu Dhabi Conor McGregor do të përballet me 32-vjecarin nga Shtetet e Bashkuara Dustin Poirier, në një duel që pritet me shumë entuziazëm nga të gjithë të apasionuarit e këtij sporti. Takimi do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Fight Island dhe sfida McGregor–Poirier përfaqëson padyshim edhe ngjarjen kryesore të mbrëmjes numër 257 në UFC. Të dy janë moshatarë dhe e njohin shumë mirë njëri –tjetrin, sidoqoftë sic ndodh gjithmonë cdo duel e ka një favorit dhe bookmakers-at e konsiderojnë me diferencë si shumë favorit pikërisht luftëtarin irlandez. McGregor dhe Poirier janë përballur ndërmjet tyre që në shtatorin e vitit 2014, megjithatë gjashtë vjet e gjysmë kohë në artet marciale të përziera janë vërtet shumë dhe në mënyrë të kuptueshme gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm.

Më 27 shtatorin e vitit 2014 në Las Vegas në mbrëmjen numër 178 të UFC përballja ndërmjet tyre nuk pati aspak histori, pasi 32-vjecari nga Dublini e fitoi takimin me knock out teknik. “Notorious” e dominoi ndeshjen që në fillim dhe falë grushteve të tij të fortë Conor McGregor e rrëzoi kundërshtarin, në më pak se dy minuta, duke e shtrënguar gjyqtarin për të ndalur vazhdimin e mëtejshëm të këtij takimi. Pragsfida e asaj ndeshjeje ishte vërtet shumë e ashpër dhe asokohe që të dy këta sportistë kishin vërtet shumë zemërim kundër njëri – tjetrit. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe gjashtë vjet më vonë McGregor e Poirier janë nga 32 vjec e kuptohet shumë më të pjekur. Të dy reagojnë ndryshe si brenda ashtu edhe jashtë oktagonit, por mbi të gjitha Conor McGregor dhe Dustin Poirier janë prindër dhe sillen në mënyrë shumë më të përgjegjshme se më parë. Dikur ishte thjesht një hidraulik fillestar problematik, ndërsa tani Conor konsiderohet si një ndër sportistët më të paguar në rruzull, me plot 48 milionë dollarë të fituar në harkun e 12 muajve, deri në majin e vitit 2020. Vitin e kaluar “The Sunday Independent” e vlerësonte pasurinë e tij në 148 milionë euro, sidoqoftë një pjesë e madhe e përfitimeve iu shtua për shkak të firmës së tij personale të ëhiskey-t, “ProperTëelve” të cilën McGregor e ka quajtur në këtë mënyrë pikërisht për arsye të kodit postar me numrin 12 të lagjes së tij në jug të kryeqytetit irlandez, Crumlin.

Në fillim të javës McGregor u krenua në rrjetet sociale, duke treguar një orë diamanti, me vlerë 1 milionë dollarë, gjithsesi Conor është i famshëm për jetën e tij të shfrenuar të luksit. Në atdhe ja falin pothuajse të gjitha, por natyrisht me kalimin e viteve McGregor po bën cmos për të qenë një tip më i mbledhur. Nofka e famëkeqit që i ka vendosur vetes përmbledh plot 18 shkelje, kryesisht rrugëve në trafik, megjithëse historia problematike e tij nis 12 vjet më parë, kur punonte si hidraulik. Në vitin 2019 ai u gjobit me 1.000 euro, pasi goditi me grusht në fytyrë një burrë, në një pub në jug të Dublinit, sidoqoftë sikur të mos mjaftonte imazhi i “djalit të keq” dy gra, nënë e bijë i kërkuan vetëm pak ditë më parë McGregor-it një dëmshpërblim disa milionësh, me pretendimin se janë dhunuar nga 32-vjecari në një ngjarje të ndodhur në vitin 2018. Në krahun tjetër Dustin Poirier është një sportist me emër dhe tepër i respektuar në peshën e lehtë të arteve të përziera marciale.

Pas disfatës së rëndë me luftëtarin irlandez 32-vjecari nga Louisiana mbeti me bilancin 16 fitore e 4 humbje, megjithatë Poirier rreshtoi katër fitore radhazi, përpara se të thyhej në vitin 2016 nga Michael Johnson. Dustin nuk u dorëzua por vijoi në rrugën e tij duke fituar pesë ndeshje rresht, deri në duelin e ashpër të shtatorit të vitit 2019 në Abu Dhabi, në mbrëmjen 242 të UFC, ku u mposht në ndeshjen për titull me të madhin Khabib Nurmagomedov. Në sfidën e tij të fundit në qershorin e vitit të kaluar Dustin Poirier mundi në Nevada me vendim unanim 30-vjecarin zelandez Dan Hooker. Pas ndeshjes së parë me amerikanin Eddie Alvarez, që u anulua për shkëmbime të parregullta të goditjeve me gju, Poirier mundi ish-kampionët Anthony Pettis dhe Eddie Alvarez, si dhe emra të tillë si Justin Gaethje, apo Max Holloway, me këtë të fundit në Georgia madje fitoi titullin në peshën e lehtë. Tani McGregor kërkon titullin në peshën nga 66 deri 70 kilogramë, ku Poirier është numri 2 në renditje, me 26 fitore dhe 6 humbje gjithsej. Poirier ka debutuar që në vitin 2011 dhe tani 32-vjecari nga Laffayette do të ruajë brezin, pasi sipas tij e ka fituar me gjak.

Dustin Poirier me bashkëshorten e tij Jolie kanë hapur një Fondacion Bamirësie, “The Good Fight Foundation”, një organizatë jo fitimprurëse, që ka si qëllim të ndihmojë komunitetin vendas, si dhe njerëzit në nevojë në Shtetin e Luizianës. Poirier ka humbur vetëm 2 nga 13 sfidat e fundit në MMA, ndërsa McGregor është ndeshur vetëm dy herë që nga viti 2016 në artet marciale të përziera, për më tepër irlandezi numëron 22 fitore në total, 4 më pak se Poirier. Kurioz është fakti që Dustin Poirier u shndërrua në filantrop sapo u fut në dhjetëshen e parë të botës dhe që nga ajo kohë dhuron një pjesë të fitimeve për bamirësi. Të njëjtën gjë bëri edhe pas duelit me Eddie Alvarez, ku siguroi 3.000 vakte për njerëzit në nevojë, ndërsa Khabib Nurmagomedov pas ndeshjes i dha një cek me 100.000 dollarë. Numri i luftëtarëve të këtij sporti që i dhurojnë para Fondacionit të tij sa vjen e shtohet, madje edhe Conor McGregor ka premtuar që në fund të takimit do të dhurojë një cek me gjysmë milionë dollarë për këtë fondacion, para të cilat Dustin Poirier ka deklaruar se do të përdoren për të ndërtuar një palestër boksi pikërisht në qytetin e tij të lindjes Lafayette.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency