Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Supersfida Liverpool-Manchester United, në “Anfield”, për histori e lavdi

Premier League prezantohet me një tjetër “super” sfidë këtë mesjavë, Liverpool – Manchester United. Në “Anfiled” do të zbresin plot 39 tituj kampion, me “The Reds” të cilët luajnë për titullin e 20-të në histori, për të barazuar pikërisht rekordin e “Djajve të Kuq”.

Skuadra e Jurgen Klopp siguroi në fundjavë finalen e FA Cup, duke eliminuar në gjysmëfinale rivalin direkt për titullin kampion në “ishull”, Manchester City-n e Pep Guardiola-s. Në krahun tjetër, Manchester United është prej javësh jashtë garës për trofeun e Premier League, ndërsa po luan për të mos mbetur edhe jashtë zones Champions për sezonin e ardhshëm.

Liverpool pozicionohet në vendin e dytë, me 73 pikë, një më pak se “Citizens” dhe prezantohet në këtë sfidë pas barazimit 2-2 ndaj këtyre të fundit. United siguroi tre pikë të rëndësishme ndaj Norëich, një sfidë të vendosur nga Ronaldo, ndërsa në klasifikim është forcë e pestë, momentalisht jashtë zonës Champions, tre pikë larg Tottenham Hotspur.

Në “ishull” sfida pritet me interes të lartë dhe pavarësisht, formës, momentit, objektivave, në “Anfield” nuk luhet vetëm për tre pikë, por për histori dhe lavdi. Manchester United kryeson në takimet direkte, pasi në 177 përballjet mes tyre vetëm në Premier League, “Djajtë e Kuq” kanë fituar 68 prej tyre, kundrejt 59 të Liverpool, ndërsa 50 takime janë mbyllur në barazim. Në total, në të gjithë historikun e përballjeve direkte, sfida e 19 prillit do të jetë e 209-ta në histori dhe ashtu si në kampionat edhe në totalin e takimeve mes tyre Manchester-i kryeson me 81 suksese kundrejtë 69 të Liverpool, ndërsa 58 ndeshje janë mbyllur pa fitues.

Në fazën e parë, Kloop dhe Liverpool tronditën United, me suksesin 0-5 në “Old Trafford”, me Liverpool që ka dominuar në vitet e fundit, ndërsa “Djajtë e kuq”  nuk fitojnë një përballje direkte në kampionat që prej 10 marsit të vitit 2018, në shtëpi. Akoma dhe më i largët është kujtimi i fitores së fundit në “Anfiled”, me Manchester United që nuk fiton që nga 17 janari i 2016-ës me golin e Rooney-t, ndërsa në takimet e fundit në shtëpinë e Liverpool-it, ka mbizotëruar barazimi, që është rezultati më i shpeshtë në 3 raste nga 5 ndeshjet e fundit.

Liverpool krenohet në këtë sezon me sulmin më të mirë në “ishull” me 79 gola, e gjithashtu ka në skuadër golashënuesin më të mirë, Salah me 20 finalizime, ndërsa United ka kthyer “sytë” nga Ronaldo i cili po kalon një formë të mirë, ndërsa në këtë sezon ka shënuar 15 nga 52 golat e skuadrës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...