Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Surkis: Vlerësoj transparencën dhe tolerancën në zgjedhje

Menjëherë pas përfundimit të votimit dhe fjalës përshëndetëse të presidentit të rizgjedhur, edhe zv.presidenti i UEFA-s, Surkis mbajti një fjalim për mediet, pak para largimit nga Asambleja. Ai vlerësoi kushtet në të cilat u zhvilluan zgjedhjet dhe bëri thirrje për më shumë punë drejt përmirësimit të nivelit të futbollit.

“Më vjen mirë që pavarësisht vështirësive që kemi hasur gjatë këtyre ditëve, Asambleja u zhvillua në kushtet e një niveli të lartë tolerance, transparence dhe demokracie. Tani ka një fitues, por unë mendoj se edhe dy kandidatët e tjerë kanë humbur. I takon presidentit të Federatës që të punojë tashmë për të zhvilluar më shumë futbollin në këtë vend, ndërsa edhe ne kemi disa ide të reja, se si t’ju vijmë në ndihmë. Dëshiroj të përgëzoj edhe Armand Dukën, për fitoren në këto zgjedhje”, tha delegate i UEFA-s, Surkis.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...