Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Surpriza e parë në Wimbledon, eliminohet numri katër i renditjes botërore

Vjen në raundin e dytë surpriza e parë në Wimbledon teksa numri katër i renditjes botërore, Casper Ruud u eliminua pas 3 orë e 28 minutash betejë me Liam Broady. Tenisti britanik, numri 142 në renditjen botërore e mposhti Ruud me shifrat 3-2 teksa 29-vjeçari e tregoi që në setin e parë se nuk kishte zbritur në fushë për “shëtitje”.

Pikërisht, seti i parë shkoi në favor të Broady me shifrat 6-4 ndërsa në dy setet pasardhëse, Ruud ia doli të përmbyste duke i fituar ato 3-6 dhe 4-6. U duk se sfida do të shkonte në favor të norvegjezit, por Broady nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe fitoi setin e katërt me shifrat 6-3.

Lexo edhe:

Seti i pestë dhe ai finali, nuk pati histori me Broady që dominoi dhe Ruud që iu desh të dorëzohej duke e humbur 6-0. Në këtë formë, Ruud ashtu si edhe sezonin e kaluar të Wimbledon, nuk mundet të shkojë përtej raundit të dytë duke treguar dobësi në terrenin me bar. Nga ana tjetër, pasi siguroi kualifikimin në raundin e tretë, Broadyn e pret sfida me kanadezin Denis Shapovalov.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...