Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Surpriza Kamza, tani Europa s’është  vetëm një ëndërr

 

Nëntë pikë në pesë ndeshje të luajtura në kampionat në këtë fillim të 2018-ës. Bilanci është realisht i mirë dhe ndoshta mbi pritshmëritë për Kamzën, edhe sepse skuadra e Ndreut është ndeshur me ekipe pretendente dhe rivalë direkt.

Suksesi në Lushnjë i dha vazhdimësi ecurisë së shkëlqyer të ekipit të rikthyer në elitë, që pas pauzës dimërore ka fituar edhe ndaj Laçit dhe në Kukës, ndërsa është mundur vetëm nga Partizani dhe Skënderbeu.

Rezultatet përballë skuadrave më të mëdha të kampionatit kanë bërë që me të drejtë Kamza ta shohë veten në vendin e katërt në renditje, ku me objektivin e qëndrimit në elitë që duket i arkivuar, tashmë nuk është tabu të mendohet edhe për kupat europiane.

2 pikët e marra përballë Skënderbeut, 4 ndaj Kukësit dhe 3 pikët me Partizanin janë një bilanc i rëndësishëm për një skuadër që në fillim të edicionit cilësohej mes kandidateve për mbijetesë. Megjithatë, çelësi i suksesit janë mbi të gjitha rezultatet ndaj rivalëve direkt, ashtu siç ndodhi në Lushnjë.

Ndeshje të zgjidhura në dukje me lehtësi, por që në fakt kanë ardhur si rezultat i paraqitjes si një ekip kompakt në fushë, me një repart ofensiv që jep garanci me lojtarë me të kaluar të rëndësishme. Nga kapiteni Sebino Plaku, për të vijuar me dy ish-sulmuesit e Partizanit, Realdo Fili dhe Stevan Raçiç. Kushdo që luan jep garanci dhe shënon. Me një sulm të tillë rruga drejt Europës nuk është thjesht një ëndërr.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...