Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Surpriza në formacion nga Panucci

Nuk ja del Sadiku Surpriza dhe risi në formacionin anti-Lihtenshtejn aty ku futen në sprintin e fundit Azdren Llullaku dhe Amir Abrashi. Seanca stërvitore e të enjtes ka qenë ajo e kolaudimit final me Christian Panuccin që ka shuar dhe dilemat e fundit për sa i përket 11 -shes që do të hedhë në fushë ndaj skuadrës së Principatës këtë të shtunë, me Supersport që ka mundur të mësojë dhe formacionin titullar ku nuk mungojnë befasitë. Kështu me Etrit Berishën të konsoliduar mes shtyllave kapiteni Agolli konfirmohet titullar në të majtë të mbrojtjes, ndërkohë që Ajeti ka fituar balotazhin me Gjimshitin përkrah Mavrajt, Elseid Hysaj natyrshëm i palëvizshëm në të djathtë. Risi të mëdha në mesfushë, aty ku Anmir Abrashi në sprintin final ka fituar një vend përkrah Bashës ndërkohë që Memushaj ka parakaluar altërnativën Kukeli në krahun e majtë, edhe për shkak të karakteristikave të tij si një lojtar që shtyn më tepër para. Në Sulm me sa duket, Panucci ka vendosur të mos rrezikojë me Armando Sadikun, i cili ka munguar në 3 seancat e fundit stërvitore, dhe garën për të zëvendësuar elbasanasin e ka fituar Azdren Llullaku duke lënë në stol Liridon Latifin. Nga krahët Eros Grezda do të luajë ndaj Lihtenshtejnit ndeshjen e tij të parë si titullar me kombëtaren shqiptare , ndërkohë që Odise Roshi ka shtyrë debutimin si titullar për Valon Ahmedin duke mos e lëshuar vendin në krahun e djathtë. Është kjo Shqipëria anti-Lihtenshtejn e Panuccit që i është dashur të bëjë zgjedhje të rëndësishme që në fillim të aventurës së tij në stolin kuqezi. Ajo ndaj Lihtenshtejnit, edhe për të është një premierë absolutisht për të mos u humbur.

Grezda – Lullaku – Roshi

Memushaj-Basha- Abrashi

Agolli – Mavraj – Ajeti – Hysja

Berisha

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...