Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Surpriza në Miami, eliminohen Osaka dhe Medvedev!

Naomi Osaka shpërdoroi mundësinë për t’u rikthyer në fron, teksa u mund nga tenistja greke Maria Sakkari, në fazën çerekfinale të turneut të Miami-t. Në Florida, në Miami Gardens, në kompleksin e Hard Rock Stadium tenistja japoneze kishte mundësi vërtet shumë të mira për të rimarrë kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm botëror, ndaj australianes Ashleigh Barty por 23-vjecarja nga Osaka pësoi një humbje të rëndë piëkrisht nga tenistja helene, që pozicionohet në vendin e 25, në renditjen ËTA. 25-vjecarja nga Athina u kualifikua nga faza e 1/8 duke I anuluar plot 6 mundësi për ndeshjen tenistes nga Shtetet e Bashkuara Jessica Pegula, që klasifikohet në vendin e 33 në rruzull, ndërsa në këtë sfidë Maria Sakkari dominoi për pjesën më të madhe të kohës ndeshjen, duke mbyllur në fund llogaritë në vetëm dy sete. Numri 2 në planet Naomi Osaka ishte dukshëm favorite për të hyrë mes katër tenisteve më të mira të këtij edicioni në Miami Open, falë edhe bilancit pozitiv në përballjet ndërmjet tyre. Tenistja japoneze kishte triumfuar në 3 nga 4 ndeshjet e zhvilluara mes tyre, ndërkaq në krahun tjetër fitoren e vetme Sakkari e kishte regjistruar po në Shtetet e Bashkuara, në turneun e Cincinnati-t, 30 muaj më parë. Tenistja ballkanase zhvilloi një ndër ndeshjet e saj më të mira në karrierë, duke e lënë kundërshtaren e saj në setin hapës me pikët e para.

Sakkari e dominoi numrin 2 në planet në mënyrë të pabesueshme, e për rrjedhojë Naomi Osaka humbi tre herë rresht turnin e saj të shërbimeve. Tenistja nipone nuk krijoi asnjë mundësi për break dhe e mbylli setin e parë duke grumbulluar vetëm 8 pikë gjithsej. Pas eliminimit në Melbourne Park 14 muaj më herët nga Cori Gauff, duke lënë mënjanë dëmtimet dhe rastet e vecanta kur tenistja japoneze ka qenë e shtrënguar për t’u tërhequr që përpara se të zbriste në fushën e lojës, në mënyrë vërtet interesante përpara këtij dueli Naomi Osaka pati rreshtuar plot 23 fitore radhazi, ku natyrisht përfshihen edhe sukseset e jashtëzakonshme në US Open dhe Australian Open. Seti hapës zgjati thjesht 21’ gjithsej, e gjatë tij mbajtësja e 4 trofeve Slam shkaktoi 12 gabime dhe nuk gjeti qoftë edhe një goditje fituese të vetme. Pas humbjes së setit të parë Naomi Osaka bëri ritualin e saj të zakonshëm, duke mbuluar kokën me peshqir, për të mbledhur veten dhe në fakt në fushë u vu re një lloj reagimi. Maria Sakkari u thye në servis që në game-n e dytë dhe numri 2 I botës fluturoi në avantazhin 3-0, sidoqoftë furia e tenistes aziatike nuk është se zgjati shumë sepse pas disavantazhit 1-4 tenistja helene doli përsëri në lojën e saj, për të fituar radhazi pesë game-t e fundit të setit, duke përfunduar në këtë mënyrë takimin me rezultatin e thellë 6-0, 6-4, në vetëm 72’ lojë. Tenistja luftarake greke e festoi pikën e saj të fundit dhe fitoren më të madhe në karrierë duke shkarkuar gjithë tensionin e grumbulluar gjatë takimit.

Pas një britme të fortë gëzimi në fund Maria Sakkari shkoi për të përqafuar pjesëtarët e stafit dhe e ndau gëzimin me ta, duke i falenderuar kështu për fitoren e parë në karrierë ndaj një kundërshtareje të treshes së parë të botës. Tenistja helene do të masë forcat në fazën gjysmëfinale me kanadezen Bianca Vanessa Andreescu. Tenistja me origjinë rumune që renditet e nënta në glob, mundi me shumë vështirësi 6-4, 3-6, 6-3 në dicka më shumë se dy orë e gjysmë lojë spanjollen Sara Sorribes Tormo, që pozicionohet në vendin e 58 në klasifikimin e përgjithshëm WTA. Te meshkujt Mastersi i Miami-t vazhdon të prodhojë surpriza të mëdha. Këtë herë viktima e radhës ishte numri 1 i turneut, tenisti rus Daniil Medvedev.

25-vjecari moskovit që pozicionohet menjëherë pas numrit 1 të klasifikimit ATP në renditjen botërore Novak Djokovic, u mund në vetëm dy sete, 6-4, 6-2, në dicka më tepër se një orë e gjysmë nga numri 12 në planet, spanjolli Roberto Bautista-Agut. Fitorja e tretë në po kaq përballje me rusin Medvedev për 32-vjecarin iberik, që në fazën gjysmëfinale do të ndeshet me numrin 31 në rruzull, 19-vjecarin italian Jannik Sinner, i cili nga ana e tij mposhti gjithashtu në vetëm dy sete 7-6, 6-4 numrin 44 në botë, 23-vjecarin shtatlartë rus Alexander Bublik, që përfaqëson në të vërtetë Kazakistanin.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...