Luis Enrique nuk e kishte në plane, dhe Marco Verratti zgjodhi të largohej nga PSG pas 11 vitesh në kryeqytetin francez. Duke u transferuar në Katar tek Al-Arabi. Klub ku do të përfitojë rreth 30 mln euro në sezon.
Trajneri spanjoll, i pyetur për largimin e mesfushorit italian, u përgjigj shkurtimisht për Verrattin, i cili fitoi 30 tituj me fanellën e PSG-së. Të premten do t’i bëhet një nderim për sezonet e kaluara në “Parc des Princes”.
Lexoni edhe:
- “Shqipëria në Europian? Nuk është rastësi”, flet shefi i departamentit të skautëve: Ja si zgjidhen lojtarët
- FOTO/ Reagon sërish Vojvoda: Turp për Rumaninë, krenaria jonë më e madhe që jemi shqiptarë!
- “Jam tifoz i Interit”, Asllanin e nderojnë me çmimin e talenteve: Kënaqësi e madhe!
- Pas super formës me Kombëtaren, Ramadani nis menjëherë punën me Lecce për transfertën e Monzas
“Kam një skuadër të ekuilibruar dhe një kontingjent të shkëlqyer, me shumë opsione dhe alternativa. Jemi të kompletuar në mesfushë.
Nesër, Verratti do të jetë i pranishëm, do të nderohet në ‘Parc des Princes’. Do të jetë një homazh i bukur për një lojtar kaq të rëndësishëm.
Shpresoj që Marco dhe familja e tij do të jenë në gjendje ta kujtojnë atë që do të ndodhë për një kohë të gjatë”, u shpreh Luis Enrique.
Më pas një koment për Kylian Mbappe, i cili pritet të zbresë në fushë në duelin PSG-Nice, 15 shtator (SuperSport 3, 21:00).
“Ka vuajtur këtë javë, të shohim si do të ndihet, por mendoj se do të jetë gati për ndeshjen”
