Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Surprizon Bilbao, përmbys Atl.Madrid dhe kap finalen e Superkupës!

Finalja e madhe e Superkupës së Spanjës të dielën në Riyad do të diskutohet mes Realit të Madridit dhe Athletic Bilbaos. Nuk do të kemi një derbi të Madridit, të dielën në mbrëmje pasi Bilbao e Marcelino Garcia Toral bëri surprizën e madhe në gjysmëfinalen e dytë ndaj Los Colchoneros duke përmbysur avantazhin provizor të skuadrës së Simeones që edhe pse i shkoi shumë afër finales u dorëzua në fund.

Pas një pjesë të parë pa gola kampionët e Spanjës zhbllokuan shifrat në minutën e 62-të falë autogolit të portierit Unai Simon. Por në harkun e 4 minutave nga e 77-ta në të 81-ën skuadra baske surprizoi jo pak duke barazuar me Alvarez dhe duke përmbysur gjithçka me talentin Nico Ëilliams dhe tashmë e sheh veten në finale aty ku do të synojë të mposhtë edhe Realin e Madridit për të fituar trofeun.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...