Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Surprizon Isner, eliminon Del Potron, tashmë do sfidojë Zverev në finalen e Miamit

Do të jetë një finale e gjitha surprizë në Mastersin e Miamit. Për kënaqësinë e tifozerisë vendase, John Isner realizoi atë që nuk e imagjinonte dot askush eliminoi në gjysmëfinale në vetëm 2 sete, njeriun e momentit në sportin e tenisit, argjentinasin Juan Martin Del Potro i cili vetëm pak ditë më parë mposhti në finalen e Indian Wells të madhin, Roger Federer duke zbritur veteranin helvet nga kreu i klasifikimit të ATP. Përballë numrit të 17 të Botës në aktin e fundit të Mastersit të dytë të këtij viti dhe një nga turneve më presitigjozë në botën e tenisit në të cilin protagonistët arkëtojnë të ardhura të mëdha, do të jetë ai që pritej, gjermani Alexander Zverev. Fitore pothuajse identike për Isner dhe Zverev. Amerikani e nisi në mënyrë perfekte sfidën ndaj Del Potros që dukej sikur nuk kishte energjitë e mjaftueshme për të përballuar forcën e Inser. Setin e parë, ky i fundit e fitoi lehtësisht me rezultatin 6-1, ndërkohë që në setin e dytë Del Potro bëri rezistencë duke ruajtur turin e shërbimit deri në fund. Por në tiebreak numri 6 i botës u dorëzua pa kushte me shifrat 7-2 me Isner që mbylli llogaritë me kundërshtarin e tij në 1 orë e 25 minuta lojë me shifrat 6-1 7-6. E kundërta ndodhi me Zverev i cili hasi vështirësi ndaj spanjollit Pablo Carreno Busta vetëm në setin e parë të cilin e fitoi në tiebreak me shifrat 7-4 sepse seti  i dytë ishte i gjithi një dominim i gjermanit i cili triumfoi 6-2 duke u kualifikuar në finalen e Mastersit të Miamit. Pas një periudhe me shumë ulje-ngritje, Zverev është rikthyer të luajë në nivelin e tij më të mirë dhe nga kjo e hënë pavarsisht rezultatit në finalen ndaj Isner do të jetë sërish numri 3 i botës në klasifikimin e ATP, aty ku në krye do të ngjitet Rafael Nadal me 100 pikë më shumë se Federer.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...