Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Surprizon Milwalli, eliminon Evertonin

Surprizën më të madhe të turit të katërt në FA Cup e shkaktoi klubi nga Championshipi Millwall që eliminoi brenda në kryeqytet një klub si Evertoni, që e ka fituar 5 herë në histori Kupën e Mbretëreshës.

Në Stadiumin “The Den: përpara 16.000 spektatorëve miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit brazilian Richarlison, që zhbllokoi rezultatin pikërisht dy minuta para fundit të fraksionit hapës, gjithsesi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë ekipi londinez barazoi shifrat me sulmuesin Lee Gregory.

Në 72′ sulmuesi turk Cenk Tosun riktheu epërsinë për klubin nga Merseyside, sidoqoftë ekipi i drejtuar nga trajneri Neil Harris nuk u dorëzua aspak, madje përmbysi gjithçka me dy gola të shënuar në çerek oren e fundit të ndeshjes. Fillimisht barazoi shifrat mbrojtësi Jake Cooper në 75′, ndërsa në 94′ ishte një tjetër mbrojtës, skocezi Murray Wallace që çoi në delir tifozët vendas, duke fiksuar shifrat përfundimtare 3-2 në favor të ekipit londinez, që në gjithë historinë 138-vjeçare të këtij aktiviteti krenohet thjesht me finalen e arritur 15 vjet më parë, ku gjithsesi Millwalli u shkatërrua në Cardiff nga “Djajtë e Kuq” të Alex Fergusonit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...