Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Surprizon Simeone: Topin e Artë e meritonin…

Ceremonia e çmimevev të revistës France Football që kulmoi me Topin e Artë dorëzuar Luka Modric nuk ka lënë askend indiferent sidomos një si Simeone i cili është shpesh herë protagonist i polemikave me të mëdha në futboll. Trajneri i Atleticos dha opinionin e tij lidhur me çmimin kryesor qe fitoi kroati madje nuk nguroi të tregonte edhe emrat së cileve do ua dorëzonte ai nëse do ishte në dorën e tij.

“E përgëzoj Modric për trofeun e fituar por nëse do e vendosja unë në bazë të trofeve apo gjithçka kanë realizuar gjatë gjithë vitit kalendarik Griezmann ose Varane do ta meritonin më tepër atë çmim individual. Griezmann ka qenë lojtari kryesor i klubit të tij ku fitoi Europa Leaguen dhe me Francën Botërorin ndërsa për Varane nuk mund të shtoj asgjë, flasin trofetë. Champions League, Botëror e të tjera në një moshë aq të re, titullar fiks në skuadren e tij”.

Ndërsa në vijim Simeone tregoi pakënaqësitë e tij  edhe rreth çmimit portieri i vitit, që këtë herë u nderua Courtois.

”Kur Courtois ishte portier i Atleticos së Madridit, portier i vitit u shpall Navas ndersa tani qe belgu mbron portën e Realit të Madridit, ja del të tirumfoje. Jane gjëra të pashpjegueshme por ky është realiteti ku jetojme dhe na duhet ta pranojmë”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...