Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Surprizuese, Pittsburghi Steelers eliminohen nga Cleveland Browns!

Quarterback-u i mirënjohur Ben Roethlisberger e mbylli mbrëmjen me 501 jardë dhe 4 pasime për touchdown, megjithatë ekipi i Pittsburgh Steelers u mund brenda në Pensilvani nga skuadra e Cleveland Browns, që kishte plot 19 vjet pa marrë pjesë në fazën e play off-it. Fatalë për quarterback-un e famshëm nga Ohio, që pas 7 javëve do të festojë 39-vjetorin e tij rezultuan 4 interceptime, por edhe një fraksion hapës shumë i dobët dhe për rrjedhojë Broëns siguruan fitoren e parë në fazën play-off pas dicka më shumë se çerek-shekulli. Fitoren e fundit në post season franchise nga Ohio e kishte regjistruar në janarin e vitit të largët 1995 ndaj New England Patriots, në sezonin e fundit të Bill Belichick në radhët e Browns, pikërisht përpara se trajneri legjendar i futbollit amerikan të kalonte në radhët e franchise-t nga Massachusetts. Mbrëmja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Steelers që në start.

Quarterback-u veteran nuk e mbërtheu dot topin në një “snap” të luajtur vërtet shumë keq, kur vendasit ishin në 22 jardët e tyre dhe Pittsburghu pësoi touchdoën nga mbrojtja e Cleveland-it pas vetëm 14” lojë. Sikur të mos mjaftonte kjo përvec “strong safety”-t Karl Joseph, kaluan vijën fundore të Steelers me sukses në 15’ e parë të takimit me radhë Jarvis Landry dhe dy herë Kareem Hunt. Broëns u bënë kështu ekipi i parë që realizon 28 pikë që në periodën hapëse të një ndeshjeje play off që nga viti 1969, e kurioz është fakti që në fraksionin e parë në 13 përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave Clevelandi mezi kishte bërë bashkë 28 pikë gjithsej ndaj Steelers. Pitsburgu e filloi këtë edicion të NFL me rekordin perfekt 11-0, ndërsa më pas ekipi i drejtuar nga trajneri Mike Tomlin humbi 4 nga 5 sfidat e fundit të sezonit të rregullt. Përfundimisht Cleveland Browns fituan gjithë takimin në Stadiumin Heinz Field me rezultatin 48-37, duke siguruar në këtë mënyrë edhe suksesin e parë brenda në Pensilvani ndaj Steelers pas plot 17 vjetëve. Clevelandi kishte që nga viti 1989 që nuk i shënonte minimalisht 45 pikë Pittsburgh-ut dhe një kuotë e tillë është e dyta më e lartë në historinë e përballjeve ndërmjet tyre në National Football League.

Një fitore e tillë merr përmasa të tjera nëse merret në konsideratë edhe fakti që Browns u kufizuan ndjeshëm në seancat e tyre stërvitore, për arsye të përshkallëzimit të papritur të situatës së pandemisë së koronavirusit në gjirin e ekipit, pa harruar gjithashtu edhe mungesën e madhe të trajnerit Kevin Stefanski buzë fushës, për shkak të virusit Covid–19. Fitorja e dyta radhazi për Broëns në harkun e vetëm nëntë ditëve ndaj Steelers dhe me një triumf të tillë franchise nga Ohio i mundësoi vetes një duel të drejtëprdrejtë në Arroëhead Stadium me kampionët në fuqi të Kansas City Chiefs, që kaluan direkt për në Divisional Round, si ekipi i i vendit të parë në American Football Conference. Takimi do të mbahet të dielën e ardhshme në Missouri dhe Broëns kanë humbur tre përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave, gjithsesi franchise nga Clevelandi përfaqëson një ndër katër ekipet e vetëm që nuk ia kanë dalë kurrë për të shkuar deri në finalen e madhe të sezonit, pra në Super Boël. Preu biletën për në gjysmëfinalen e Konferencës në AFC gjithashtu edhe ekipi i Baltimore Ravens.

Vetëm një muaj e gjysmë më parë Tennessee Titans ia dolën mbanë për t’i mposhtur “korbat” e Baltimorës brenda në Maryland, pas kohës shtesë, megjithatë këtë herë skuadra e drejtuar nga trajneri John Harbaugh bllokoi “running back”-un Derrick Henry për të mundur brenda në Nissan Stadium, përpara 14.000 spektatorëve franchise-n nga Nashville. Interesant është fakti që Titans mbyllën periodën hapëse me epërsinë 10-0, sidoqoftë quarterback-u Lamar Jackson e përmirësoi ndjeshëm lojën e tij dhe dy skuadrat shkuan në interval me barazimin 10-10. Sezonin e kaluar Baltimore u thye keqas brenda në Maryland pikërisht nga Titans, me rezultatin 28-12 në fazën gjysmëfinale të American Football Conference, megjithatë këtë herë Ravens morën hak duke fituar krejt takimin 20-13 dhe 24-vjecari nga Florida që në vitin 2019 u shpall si lojtari më i vlefshëm i sezonit më në fund ia doli për të siguruar fitoren e tij të parë në karrierë në fazën play off, pas dy tentativave të mëparshme të dështuara.

Në Divisional Playoffs Ravens do të masin forcat të shtunën e ardhshme me Buffalo-n në Bills Stadium, ndërkohë respektuan parashikimet gjithashtu edhe Neë Orleans Saints që në National Football Conference mundën lehtë brenda në Louisiana ekipin e Chicago Bears. Në Mercedes–Benz Superdome përpara 3.000 spektatorëve Saints fituan ndeshjen me rezultatin 21-9, kështuqë të dielën e ardhshme në Neë Orleans do të vihen përballë njëri – tjetrit dy lojtarë veteranë, që shumë shpejt do të përfshihen në “Hall of Fame”. Nga njëra anë 43-vjecari kalifornian Tom Brady, quarterback-u më i suksesshëm në historinë e futbollit amerikan, me plot 6 unaza në gishtërinjtë e tij dhe në krahun tjetër 42-vjecari teksan Dreë Brees që ka triumfuar me shenjtorët në vitin 2009. Kjo me shumë gjasa do të jetë përballja e fundit në karrierë ndërmjet tyre dhe për momentin Dreë Brees kryeson 5-2 në sfidat ndaj quarterback-ut aktual të Tampa Bay Buccaneers Tom Brady.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...