Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Suso i jep fund aventurës 5-vjeçare me Milanin, transferohet te…

Aventurës së spanjollit Suso te Milani mesa duket i ka ardhur fundi. Sipas lajmeve që raportojnë mediat italiane, 26-vjeçari është vetëm një hap larg rikthimit në La Liga. Pas 5 viteve te kuqezinjtë ku militon që nga 2015-ta, Suso ka arritur akordin për t’u transferuar te Sevilla në Spanjë. Dy klubet kanë arritur akordin për një huazim 18-mujor, me Sevillan që do të ketë edhe të drejtën e blerjes për 25 milionë euro, por Milani kërkon që kjo e drejtë të kthehet në detyrim pas 18 muajsh nëse Suso arrin të luajë në një numër të caktuar ndeshjesh me skuadrën andaluziane gjatë kësaj periudhe. Me Sevillan 26-vjeçari spanjoll pritet të nënshkruajë një kontratë për 4 vite e gjysmë. Me Milanin gjatë këtyre viteve Suso ka luajtur në total 153 ndeshje, në të cilat numëron edhe 24 gola dhe 31 asiste.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...