Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Suso në zyrat e Milanit, diskutohet largimi nga kuqezinjtë

Në verë ishte futbollisti më i kërkuar te Milani, por pas një periudhe të errët, spanjolli Suso tani ka përfunduar edhe jashtë formacionit, pasi Pioli ka vendosur të aplikojë rreshtimin 4-4-2, për të favorizuar prezencën e Ibrahimovic.

Në ndeshjen e fundit të Milanit, në transfertën e komplikuar ndaj Cagliarit, spanjolli qëndroi gjatë gjithë 90-minutëshit në stol, ndërsa siç konfirmohet nga mediat italiane, Suso është thirrur sot në zyrat e klubit, për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Për lojtarin ka një ofertë nga Roma, me verdhekuqtë që mbrëmjen e djeshme humbën fantazistin Nicolo Zaniolo dhe shohin pikërisht te spanjolli, njeriun ideal për të luajtur në skemën 4-2-3-1 të trajnerit Fonseca.

Aktualisht palët po negociojnë, por Milani duket gati të heqë dorë nga spanjolli edhe për një shifër prej 20-25 milionë eurosh, ndjeshëm më pak se 30 milionë të kërkuara në verë. Vlen të theksohet se pak ditë më parë ishte menaxheri i spanjollit, Mino Raiola ai që deklaroi se për Suson ka interes nga disa skuadra në Angli e Spanjë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...