Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Suso refuzon Liverpoolin: Për momentin dua të qëndroj te Milani

Spanjolli Suso përfundoi në radarët e Liverpoolit, si një pasues i mundshëm i brazilianit Coutinho, që shkoi te Barça për shumën e 160 milionë eurove, në ditët e para të 2018-ës.

Gjithsesi, vetë sulmuesi anësor i kuqezinjve mohoi një tratativë të tillë dhe u shpreh se për momentin nuk ka ndërmend të lëvizë nga Milani. I pyetur mbi klauzolën e prishjes së kontratës, që është 40 milionë euro, ai theksoi se mbi të gjitha vlen dëshira e tij, që për momentin është të vijojë me Milanin.

“Nuk di gjë për interesin e Liverpoolit, pasi për momentin jam përqendruar te Milani dhe nuk kam ndërmend të lëviz. Nuk do të shkoj asgjëkundi në janar, ndaj nuk kam pse të interesohem për ofertat. Është e vërtetë që kam një klauzolë prej 40 milionë eurosh, por më tepër vlen dëshira ime, që është të qëndroj te Milani, të paktën për momentin”, u shpreh spanjolli, që është edhe golshënuesi më i mirë te Milani i këtij sezoni.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...