Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Suso rinovon: Gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj

Pas një fundjave dëshpëruese që solli humbja ndaj Sampdorias, e hëna ka nisur me një lajm të mirë për klubin dhe tifozët e Milanit. Talenti spanjoll Suso ka vendosur të rinovojë kontratën që e mban të lidhur me kuqezinjtë, duke e zgjatur atë deri në vitin 2022.

Me kontratën e re që lidh spanjollin me Milanin, Suso do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon, ndërsa konfirmohet se kuqezinjtë kanë vendosur edhe një klauzolë të majme, për klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Suso u bë pjesë e Milanit, në vitin 2015, pasi erdhi nga Liverpool, ndërsa në 2016-ën kaloi një aventurë fantastike te Genoa, në huazim. Ai ka luajtur 46 ndeshje për kuqezinjtë, ka shënuar 9 gola dhe shikohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm për të çuar para projektin e Milanit.

“Jam shumë i lumtur. Gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj këtu”, deklaroi Suso, pasi firmosi kontratën e re me kuqezinjtë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...