Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Swansea-Man.City, apo Celina kundër Muriç!

Bersant Celina do të luajë përballë ish skuadrës së tij Manchester City në FA Cup. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së fundit në FA Cup ndërmjet Chelsea dhe Manchester United ishte hedhur shorti dhe skuadra e Bersant Celinës, Swansea City ka kuptuar edhe kundërshtarin e saj për ndeshjen çerekfinale në garën më të vjetër të futbollit anglez. Swansea kaloi në çerekfinale duke eliminuar Brentfordin me shifrat 4-1, në një ndeshje që Celina ka qenë protagonist absolut më një gol të shënuar ku kishte marrë pjesë aktivisht edhe në dy gola tjerë të skuadrës uellsiane.

Për Celinën përveç se do të jetë emocionuese përballja e tij me Manchester City dhe trajnerin e tij të dikurshëm, Pep Guardiola interesante do të jetë edhe përballja e tij me porterin e Kosovës, Aro Muriç.Bersant Celina po kalon nëpër një formë shumë të mirë dhe aktualisht është ndoshta futbollisti më në formë nga përfaqësuesja e Kosovës. Fantazisti me origjinë nga Prizreni ka luajtur në vetëm një ndeshje të Kosovës në Ligën e Kombeve, atë kundër Azerbajxhanit, ndërkohë që ishte në stol në ndeshjen me Ishujt Faroe. Më pas Celina për arsye të ndryshme nuk ishte grumbulluar më me kombëtaren e Kosovës. Megjithatë me formën aktuale duket që përzgjedhësi, Bernard Challandes do të jetë i obliguar ta ftojë 22-vjeçarin për ndeshjet e muajit mars.

Kosova më 21 mars luan miqësore me Danimarkën, kurse prej 25 marsit nis sfidat eliminatore për Euro 2020. Dardanët do të debutojnë kundër Bullgarisë në Prishtinë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...