Tenistja polake Iga Swiatek ka arritur që të triumfojë edhe në turneun e WTA të Doha. Numri një i renditjes botërore të tenisit për femra mundi në finale amerikanen Jessica Pegula me rezultatin 2-0 në shifrat 6-3, 6-0. Ky është i dyti vit radhazi që Swiatek arrin të marrë trofeun në këtë kompeticion.
Sa i takon sfidës nuk pari shumë histori, me polaken që ishte dominuese absolute në të dyja setet, duke i mbyllur llogaritë pas shumë mundim. Ky ishte titulli i 12-të në karrierë për 21-vjeçaren, të cilën duket se e pret një e ardhme e madhe.
Carlos Alcaraz, numri 2 në botë, triumfoi në turneun ATP të Buenos Aires duke marrë suksesin e shtatë në karrierë. Në finale britanikun Cameron Norrie, spanjolli nuk e vuri në diskutim për asnjë çast fitoren duke arritur fitoren 2-0 me rezultatin (6-3, 7-5).
Në turneun ATP të Rotterdam tenisti rus Daniil Medvedev mundi me përmbysje 2-1 në finale italianin Jannik Sinner (5-7, 6-2, 6-2).
