Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Sylvinho dhe Zabaleta në Spanjë, takojnë dy legjionarët kuqezi

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior ka zhvilluar takime pune këtë fundjavë me dy lojtarët e Kombëtares: Ivan Balliun dhe Keidi Baren.

Tekniku brazilian ka udhëtuar drejt Spanjës së bashku me ndihmësin e tij, Pablo Zabaleta, ku fillimisht janë ndalur në Madrid për të ndjekur ndeshjen Rayo Vallecano-Mallorca. Që mbaroi me rezultatin 2-2, takim ku mbrojtësi i djathtë Balliu luajti për 90 minuta.

Pas ndeshjes, Sylvinho dhe Zabaleta janë takuar me futbollistin shqiptar dhe kanë diskutuar për formën e tij. Por edhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares në muajin tetor ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë.

Lexoni edhe:

Më pas, dy teknikët janë ndaluar edhe në Barcelonë, ku janë takuar me mesfushorin Keidi Bare. I cili aktivizohet me katalanasit e Espanyolit. Palët kanë diskutuar gjithashtu me të për impenjimet e ardhshme të kuqezinjve në kualifikueset e Euro 2024.

Sylvinho ka zhvilluar një tur takimesh gjatë javëve të fundit me lojtarët e Kombëtares në kuadër të përgatitjeve për grumbullimin e radhës që do të nisë më 8 tetor 2023.

Shqipëria pret Çekinë në “Air Albania” në datën 12 tetor, ndeshje tepër e rëndësishme për kualifikimin në Euro 2024. Pesë ditë më vonë është radha e miqësore me bullgarët, sërish në “Air Albania”.

Dy takimet e skuadrës kombëtare do të transmetohen live në SuperSport/DigitAlb. 

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....