Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Sylvinho e Zabaleta panë në stadium Spanjë-Itali, por a ka pika të dobëta “La Roja”?

Ndeshja mes Spanjës dhe Italisë, e luajtur në stadiumin “Veltins Arena” Gelsenkirchen, u ndoq nga afër nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, dhe ndihmësi i tij, Zabaleta. Sigurisht që drejtuesit e stafit kanë dashur ta ndiejnë nga afër forcën e kundërshtarit të radhës të kuqezinjve dhe nuk janë “zhgënjyer”.

Spanja ishte superiore në çdo aspekt ndaj Italisë së Spallettit, aq sa të kaltrit patën vetëm një goditje në portë për më shumë se 90 minuta. Nga ana tjetër, të besuarit e De la Fuentes nga 20 tentativa në total tetë i kishin në portë, me Donnarumman që iu desh të bënte heroin, i ndihmuar edhe nga traversa.

Jo vetëm Sylvinho e Zabaleta, por çdo tifoz i thjeshtë që e ka ndjekur Spanjën nga ekrani e kupton se është e vështirë t’i gjesh pika të dobëta kësaj skuadre. Në fakt, një pikë të dobët e ka theksuar vetë trajneri i ekipit “La Roja”: “Duhet të mos shpërdorojmë”. Çfarë luksi!

Lexo edhe:

Sylvinho dhe stafi i tij duhet të vrasin mendjen si të ndalin furinë spanjolle dhe të godasin në një moment shpërqendrimi të kundërshtarit, por e vështirë, shumë e vështirë të gjesh një formulë që të çon te rezultati i shumëpritur.

Me duart të kryqëzuara dhe me shpresën se Spanja do të kërkojë të ruajë freskinë e këmbëve për fazën tjetër dhe “shqiponjat” do të jenë në maksimumin e tyre, pse jo mund të ndodhë mrekullia.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...