Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sylvinho flet për përgatitjet për Poloninë: Do të ketë prurje të reja, dua disa liderë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në një intervistë për gazetarin e Supersport/Digitalb, Sokol Xhihanin, ka treguar se si kanë qenë këto muajë të parë në vendin tonë. Braziliani ka zbuluar se në skuadrën kuqezi pritet që të ketë fytyra të reja, ndërsa tregon se për të në ekip nuk mund të ketë vetëm një lider, por duhet të jenë disa të tillë. 48-vjecari zbulon se po punohet intensivisht për ndeshjen me Poloninë, që do të jetë dhe premiera e tij si “timonier” i kuqezinjve.

“Faleminderit për ftesën. Është kënaqësia ime që të flas me ju. Kam dy muaj në Tiranë duke punuar intensivisht. Udhëtime nëpër Europë për të parë nga afër dhe për të folur me lojtarët. Këtu ushqimi është shumë i mirë dhe jetohet gjithashtu shumë mirë. Njerëzit janë shumë afër nesh. Për ne, të huajt, që vijmë këtu është shumë e rëndësishme se si pritemi dhe shikoj që këtu ka njerëz shumë të mirë dhe të kulturuar. Kështu që jam ndier mirë.’

Njohja me lojtarët: “Si gjithë trajnerët e kombëtareve më duhet të them që nuk luhet shpesh, por na duhet që të presim. Duhet të punosh shumë. Nga pjesa që duhet të flasësh me lojtarët e deri te videot që duhet të shohësh e më pas duhet pritur data e grumbullimit apo dhe ndeshja për të parë atë që kemi bërë. Në krahun tjetër puna vazhdon, njihen më mirë lojtarët, shikohen video të kundërshtarëve dhe në fund mund të krijojmë një ide për gjithçka përfshirë këtu dhe çfarë lojtaresh kemi”.

 A është gati lista për Poloninë? “Po. Besoj pak a shumë po. Kur punon në një kombëtare nuk është se ke një liste prej 25 apo 26 lojtarësh dhe duhet të punosh me ta. Përkundrazi kemi gati 50 lojtarë të cilët mund të jenë pjesë e kombëtares. Një skuadër e kemi pak a shumë në mendje por duhet të presim deri ne fund, sepse në futboll ka dhe dëmtime që shpresoj mos të na ndodhin. Por, pak a shumë, i kemi në mendje lojtarët për ndeshjen me Poloninë”.

Përgatitjet në kompleksin e Federatës: “Jam shumë i kënaqur. Kur erdha këtu e gjithë puna ishte vënë përpara, por duhej dhe pak. Presidenti dhe Federata kanë bërë një sforco te madhe që gjithçka të jetë gati për të filluar stervitjen këtu. Kam folur edhe me lojtarët dhe ata janë të kënaqur që do të stërviten në Tiranë. Kombëtarja është e të gjithëve dhe sa më afër njerëzve të jemi aq më mirë është.

Në krahun tjetër, më pas puna do të shihet me kalimin e kohës. Duhet të falënderoj të gjithë trajnerët që kanë qenë këtu, pasi me apo pa rezultate kanë dhe një kontribut në rritjen e lojtarëve dhe ne duhet të provojmë tani që të marrim më të mirën”.

Puna për premierën ndaj Polonisë: “Kjo është një tjetër anë shumë e rëndësishme. Ne kemi parë shumë ndeshje dhe kemi shumë gjëra në mendje. Duke qenë se nuk do të kemi një miqësore përpara ndeshjes zyrtare do të kemi 6 ditë kohë për t’u stërvitur. Në fillim më duhet të flas nga afër me lojtarët, t’i njoh më mirë atë dhe në fund do të bëj një zgjedhje edhe per skemën. Por më duhet të them që unë e kam në mendje pak a shumë por gjithçka do te konkretizohet pasi të nisim stërvitjen me lojtarët.

Krahasimi mes brezave: “Unë kam jetuar me futbollin e 20 viteve më parë. Mendoj që nuk është as mire as keq. Gjenerata e re tashmë ka ndryshuar. Nuk është e njëjta gjë kur flasim për një lider me 20 vite më parë. Të gjithë kanë në mendje lojtarë të rëndesishëm, për shembull të Shqipërisë apo Brazilit, të Milanit, Interit, Juventusit apo Barcelonës, por mendoj që në ditët e sotme ka ndryshuar gjithçka. Na duhen 3 apo 4 lojtarë me të cilët mund të diskutojmë gjëra të rëndësishme sepse të them të drejten nuk besoj në një lider sot. Është gjeneratë tjetër. Mendoj se duhet të ndryshojmë diçka në këtë. Më mirë 3 apo 4 lojtarë kryesorë se sa një.

Opinioni për derbin: “Ndeshje e fortë. E vështirë. Kam parë dhe një ndeshje tjetër të kampionatit. Ka lojtarë që mund të vijnë në kombëtare tani apo edhe më pas. Më kanë pëlqyer disa gjëra kanë parë disa lojtarë por të shohim.

Lojtarë nga Superiorja? “Ndoshta po. Duhet të presim deri në fund. Mbase dhe mund të kemi lojtarë të kampionatit shqiptar në grumbullimin e parë. Do të kemi fytyra te reja. Kemi sigurisht një grup të mirë lojtarësh ku do të bazohemi por do të ketë edhe hyrje të reja.”

Krahasimi me Edy Rejën: “Jemi të ndryshëm si trajnerë. Na bashkon fakti që secili do të bëjë mirë në punën e tij. Çdo trajner ka karakteristikat e veta. Unë kam jetuar me futbollin gjithë jetën. Besoj shumë në atë se çfarë thonë sytë e çdokujt që kam përballë. Më duhet të flas me lojtarët, me federatën por edhe me shtypin. Unë besoj shumë te ndërtimi i marrëdhënieve. Por, në fund unë jam trajneri dhe më duhet të bëj të gjitha zgjedhjet. Për këtë kemi edhe një staf të mirë. Më pëlqen shumë të punoj në fushë, të jem afër lojtarëve. Si lojtar kam qenë shumë komunikues, doja të flisja me të gjithë shokët e skuadrës. Tani është ndryshe sepse jam në rolin e trajnerit, gjithsesi karakteristikat mbeten. Më duhet të jem thjesht Silvinjo.

Mësimi i shqipes: “Duhet të mësohem akoma më shumë. Kemi shumë mbledhje, shumë video dhe shumë punë. Gjithsesi më duhet të gjej më shumë kohë të mësoj më shumë shqip, por nuk është e lehtë me besoni.”

 

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...