Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sylvinho i dëshpëruar: Shpirti dhe zemra nuk na mungoi, barazimi do të ishte i drejtë

Sylvinho i dëshpëruar
Sylvinho i dëshpëruar

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë që bënë futbollistët në fushë, teksa pranoi se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë në këtë takim.

Pamë një Shqipëri me dëshirë, që nuk ngruroi të sulmojë kundërshtarin. A mund ta quajmë një humbje të hidhur këtë në Varshavë?
Po. Një humbje shumë e vështirë. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi Polonia ka luajtur edhe në Botëror. Megjithatë skuadra ka bërë gjithçka mirë, duke kuptuar gjithçka që duhej të bënte dhe shkuam deri në fund, duke luajtur shanset tona për të shënuar. Luajtëm me shpirt e me zemër. Fola me djemtë në pushim të ndeshjes dhe u kërkova të mbrohemi mirë e të luajmë fort. Donim pikë dhe pse jo të fitonim. Nuk e humbëm toruan dhe mendoj që në aspektin taktik e organizatov, ishim siç duhet në fushë. Barazimi do të ishte më i drejtë, por kështu është futbolli.

Lexo edhe:

VIDEO/ Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria
Cikalleshi: Keqardhje për golin, kjo Kombëtare i bëri shqiptarët të ndihen mirë
Gjasula: Ishim pa fat, jam shumë optimist për të ardhmen

A ka ende vend për përmirësim te kjo Shqipëri? Nëse po, ku?
Zemra dhe shpirti që unë kërkoj, është ky. Në sensin organizativ, reaguam shumë mirë, por kemi shumë vend për t’u përmirësuar, pasi duam të luajmë me topin dhe të kontrollojmë lojën. Kemi për të korrigjuar diçka edhe në mbrojtje, por do t’i analizojmë të gjithë momentet e ndeshjes, për të parë se ku mund të përmirësohemi.

Keni rikuperuar mirë, por edhe e keni humbur shpejt topin?
Polonia është një skuadër që luan shumë me topa të gjatë dhe bëhet pak më e vështirë për t’u bërë presing atyre. Duhet ta korrigjojmë këtë aspekt. Luajtëm me Gjasulën para mbrojtjes, vetëm për të fituar duelet ajrore. Kishim përballë një skuadër shumë të fortë, por duhet të punojmë ende shumë, që të rritemi sa më shumë në presing.

A duhej të rrezikonim pak më shpejt për të gjetur golin e barazimit?
Nëse do të rrezikonim më shpejt, mund të ishim ndëshkuar me golin e dytë dhe mbyllej ndeshja. Këtu lojtarët u treguan të zgjuar, duke ruajtur ekuilibrat. Zëvendësimet ishin pak për të përfituar në 10-15 minutat e fundit. Ndoshta mund të kishim rrezikuar më shumë, por do të ishte rrisk edhe për të pësuar gol.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...