Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e Sylvinhos në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi në takimin ndaj Polonisë.
“Kuqezinjtë” luajnë në Varshavë ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Euro 2024 (27 mars), përballje që do të transmetohet në SuperSport prej orës 20:45.
Lexo edhe:
- Verë “e nxehtë” për Inter, dy emrat e parë që dëshiron të afrojë
- FOTO/ “Reali e Barça nuk do të fitojnë asgjë në të ardhmen me Benzema e Lewandowski-n”
- VIDEO/ “Divorcohen” Tottenham-Conte, mungon vetëm zyrtarizimi
- VIDEO/ “Arbitër, arbitër…”, tifozët e Flamurtarit kore ofenduese ndaj kryesorit, bllokojnë hyrjen
Elseid Hysaj, Marash Kumbulla, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan grumbullimit ditën e hënë, duke plotësuar të gjithë grupin e Kombëtares. Ky i fundit zëvendëson në prapavijë Ardian Ismajlin e dëmtuar.
Ndërkohë do të ketë një tjetër seancë stërvitore ditën e sotme, e cila do të nisë në orën 15:30.
