Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Sylvinho merr sinjalet e duhura, sulmi gati para Europianit!

Sylvinho mori sinjale pozitive në dy ndeshjet miqësore që Shqipëria luajti para nisjes së kampionatit europian. Kuqezinjtë fituan si përballë Litenshtejnit 3-0 ashtu dhe përballë Azerbajxhanit në shifrat 3-1. Pavarësisht se përballë ishin kundërshtarë në letër më inferior ekipi i bëri detyrat siç duhej.

Golat e shënuar në këto dy ndeshje mbanin autorësinë e gjshtë futbollistëve të ndryshëm. Broja, Asani dhe Muçi shënuan përballë Lihtenshtejnit, ndërsa Bajrami, Manaj dhe Laçi ishin autorët e golave ndaj Azerbajxhanit. Në aspektin psikologjik, të gjithë u çliruan dhe dhanë sinjale se janë të gatshëm që të godasin dhe përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Lexo edhe:

Pavarësisht se Broja dhe Asani nuk kanë marrë shumë minuta në klubet e tyre, Sylvinho u dha mundësinë të dyve që të rrisin formën e tyre në dy miqësoret, si një tregues se dhe në Euro do të besojë tek ata. Bajrami nën fanellën kuqezi ka treguar se tjetërsohet, ndërkohë që Manaj rigjeti golin pas një mungese të konsiderueshme si pjesë e Shqipërisë.

Muçi dhe Laçi, ndonëse të aktivizuar nga stoli, sërish lanë gjurmë, duke qenë në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, një tjetër tregues se dhe ata që janë në pankinë kanë po aq cilësi sa titullarët dhe i japin besim trajnerit e stafit të tij.

Europiani do të jetë pa dyshim një tjetër muzikë, ku bëhet fjalë për rivalë shumë më të fortë se ato që ishin përballë në fillimin e  këtij muaji, por e rëndësishem është që sulmi është gati dhe në formë !

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...