Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sylvinho: Shqipëria është gati! Lojtarëve “u hanë këmbët” për të luajtur

Sylvinho: Do të jetë ndeshje e luftuar, por luajmë gjithmonë për fitore
Sylvinho: Do të jetë ndeshje e luftuar, por luajmë gjithmonë për fitore

Sylvinho është gati. Trajneri brazilian do të debutojë në pankinën e Shqipërisë pikërisht mbrëmjen e të hënës në Varshavë, ndaj Polonisë, në ndeshjen e parë eliminatore të Europianit, Gjermani 2024.

Tekniku kuqezi doli në konferencën e zakonshme për shtyp nga Varshava, ku tha se ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë dhe pret që skuadra të bëjë një ndeshje mjaft të bukur.

A mendoni se jemi gati për përballjen e madhe me Poloninë?
Po, jemi gati, pas dy muajsh e gjysmë punë, kam punuar për të monitoruar futbollistët shqiptarë dhe për të zgjedhur 23, të cilët janë këtu. Jam shumë i kënaqur me të gjithë punën që kemi bërë gjatë 6 ditëve, me atmosferën që kemi krijuar të gjithë së bashku.

A e keni në mendje skuadrën që do të zbresë në fushë? A do të jetë Cikalleshi kapiteni i ekipit?
Ne e kemi vendosur tashmë skuadrën dhe jemi gati. E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por jemi të aftë ta përballojmë. Pjesa më e bukur e futbollit janë ato 90 minutat, kur luhet për gjithçka. Janë gati të 23 lojtarët që kemi grumbulluar, pasi duhet të luajmë në grup, me atmosferë të mirë. Cikalleshi është shumë i fortë dhe i rëndësishëm, por mbetet një nga 23 lojtarët e grumbulluar.

Trajneri i Polonisë ka theksuar se ka ndjekur dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë, por edhe takimet e Lyonit, kur ju keni qenë trajner. A keni diçka të fshehtë që mund ta surprizoni?
Jo. Surprizat i bëjnë lojtarët, pasi ata janë protagonistët e vërtetë. Santos është një trajner me eksperiencë të madhe ndërkombëtare. E dija shumë mirë që na ka vëzhguar, por të njëjtën gjë kemi bërë edhe ne, duke studiuar ndeshjet e Polonisë dhe Santosit. Është diçka normale, pasi punohet shumë orë për të përgatitur lojtarët. Unë jam i bindur që do të jetë një ndeshje shumë e bukur.

Lexo edhe:

    1. EURO 2024/ Poloni-Shqipëri në shifra, ja cila skuadër rezulton favorite
    2. VIDEO/ Rashica “fal” Izraelin, Kosova merr një pikë në Tel Aviv
    3. VIDEO/ Gjunjëzon amerikanin në vetëm 3 raunde, Prenga ngre lart dy tituj kampion bote
    4. Momente paniku në Spanjë, futbollisti humb ndjenjat në fushë (VIDEO)

Kujt i druheni më shumë, Polonisë, apo skuadrës tonë, që nuk e ka parë ende në fushë në një ndeshje të vërtetë?
Atmosfera është mjaft e mirë dhe kjo ka shumë vlerë në futboll. Kam punuar 6 ditë dhe jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Futbolli është shumë i bukur, por unë nuk kam frikë. Polonia është shumë e fortë dhe vjen si favorite kryesore. Është shumë e rëndësishme që të shkojmë në fushën e lojës dhe të tregojmë diçka ndryshe. Përveç anës tekniko-taktike, duhet të nxjerrim në pah edhe shpirtin kuqezi, pasi edhe një pikë është shumë e rëndësishme në rrugëtimin tonë.

A është mbrojtja, pika e dobët e Shqipërisë për momentin?
Ne duhet të punojmë me këta 23 që kemi, që janë shumë të fortë. Reparti i mbrojtjes nuk përbëhet vetëm nga lojtarët e prapavijës, por nga të 11 që zbresin në fushë. E dimë që Polonia ka lojtarë shumë të fortë, si Lewandowski, por nëse luajmë si grup, nuk kemi pse të shqetësohemi.

Cili është objektivi i Shqipërisë?
Kualifikimi në Euro 2024 është objektivi i federatës dhe i yni si staf. Është shumë e vështirë dhe do të luftojmë për çdo pikë. Përfaqësojmë shpirtin e një kombi dhe do të bëjmë rrugën tonë, për të arritur objektivin që kemi.

A keni frikë nga inati që do të ketë Polonia pas humbjes në Çeki?
Ndeshjet luhen 90 minuta, megjithatë unë dua që skuadra të hyjë në fushë menjëherë agresive dhe gati për të luftuar për çdo top. Sigurisht 10-15 minutat e para janë të komplikuara, duke ditur që luajmë në Poloni, por duhet të luajmë të përqendruar gjatë gjithë 90-minutëshit. Konkluzionet do t’i nxjerrim më fund të ndeshjes, por ne jemi gati të garojmë deri në fund për objektivin tonë.

Lexo edhe:

    1. EURO 2024/ Poloni-Shqipëri në shifra, ja cila skuadër rezulton favorite
    2. VIDEO/ Rashica “fal” Izraelin, Kosova merr një pikë në Tel Aviv
    3. VIDEO/ Gjunjëzon amerikanin në vetëm 3 raunde, Prenga ngre lart dy tituj kampion bote
    4. Momente paniku në Spanjë, futbollisti humb ndjenjat në fushë (VIDEO)

Lojtarët duken të kënaqur me punën tuaj. Po ju çfarë sinjali keni marrë prej tyre pas një jave punë?
Unë i shoh futbollistët në sy sa herë që u flas dhe ata e kuptojnë shumë shpejt sinqeritetin, pasi janë të gjithë profesionistë të mirë. Kemi punuar shumë me të 23 lojtarët, nga mëngjesi në darkë, duke folur personalisht me të gjithë. Na duet shpirti i garës dhe këtë e kam parë gjatë këtyre ditëve, që të gjithë stërviteshin shumë në Shtëpinë e Futbollit. Presim të bëjmë rrugën tonë deri në fund.

A janë të gjithë gati për nesër?
Po, jemi të gjithë gati. Të 23 futbollistët janë gati të zbresin në fushë. Kemi lojtarë shumë të fortë si Cikalleshi e Seferi, të cilët më kanë pëlqyer shumë. Kemi Mehmetin, Bajramin, Uzunin dhe të tjerë, që janë gati të “hanë barin në fushë”.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...