Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sylvinho: S’më intereson ku luajnë lojtarët, sekret si do i motivoj

Sylvinho shpalli dje listën e lojtarëve të grumbulluar në Kombëtare për ndeshjen ndaj Polonisë. Kuqezinjtë nisin eliminatoret e Euro 2024 në Varshavë përballë Polonisë (27 mars).

Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi. Ai shpreson ta nisë me rezultat pozitiv aventurën si trajneri i Shqipërisë. Gjatë prononcimit për shtypin, ai u shpreh:

Është nder të jem trajneri i Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Falënderoj FSHF-në për mundësitë për të parë shumë lojtarë. I kemi ndjekur, i kemi takuar. Është bërë një punë e madhe prej dy muajsh.

Kemi parë rreth 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptarë. Kemi parë rreth 70 lojtarë që janë në xhiron e Kombëtares. Kam takuar shumë lojtarë gjatë gjithë kësaj kohe.

Jam shumë i lumtur edhe për kushtet. Tani jetoj në Tiranë, jam i lumtur për këtë fakt. Patëm një stërvitje edhe me Shqipërinë U17. Jemi gati për ndeshjen me Poloninë.

Po shkojmë drejt një skeme 4-3-3? Mehmeti po bën një rrugëtim të mirë në Championship. Ai është shumë i aftë teknikisht, një lojtar i fortë dhe në formë të shkëlqyer. Mund të përmirësohet akoma edhe më shumë. Asani është një sallaks, një mesfushor sulmues. Kemi shumë nevojë për një lojtar mëngjarash në fazën sulmuese. Ai ka bërë mirë në Hungari. Sot realizoi tre gola në Korenë e Jugut.

Kemi parë 240 ndeshje dhe më shumë se 70 lojtarë. Po, mund të luajmë me skemën 4-3-3, por edhe 4-2-3-1. Kemi gati tre skema të ndryshme. Do të shohim gjatë këtyre ditëve gjendjen e lojtarëve.

Mihaj, Doka, Çekiçi dhe Roshi mungojnë, pse? Sigurisht që ata mund të jenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen. Janë lojtarë të rëndësishëm, janë në fokusin tonë, si Muçi dhe Çekiçi. Ata mund të na ndihmojnë shumë në të ardhmen. Ky është një grumbullim për ndeshjen ndaj Polonisë. Në të ardhmen mund të ftojmë edhe lojtarë të tjerë. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne, por këto janë zgjedhjet për këtë ndeshje.

Ka edhe lojtarë si Muçolli. Ai është një sallaks që më pëlqen shumë. Ai na bën punë, do e mbaj në vëzhgim. Kam shkuar në shumë vende për të parë lojtarë. Të dy portierët i kamë takuar.

Berisha dhe Strakosha nuk kanë luajtur me ekipet e tyre. Por ata janë lojtarë të rëndësishëm dhe me eksperiencë. Janë lojtarë të fortë, do shoh nga afër gjendjen e tyre.

Kështu është puna në Kombëtare. Shohim shumë lojtarë, të gjithë janë të rëndësishëm. Të ecim përpara dhe të luftojmë për çdo pikë, në çdo fushë. Vetëm kështu mund të kualifikohemi.

LEXO EDHE:

Polonia është e fortë, një Kombëtare e rëndësishme. Ata janë mësuar të luajnë në Kupa Bote apo Europian. Kemi shtatë ditë për t’u përgatitur, të ikim atje me shumë dëshirë.

Të luajmë me shpirt dhe zemër, pavarësisht taktikës apo teknikës së lojtarëve. Do të luftojmë në Poloni për të marrë pikë. Ne do të luajmë shanset tonë në këtë sfidë.

Letër motivuese lojtarëve si De Biasi? Më pëlqen një gjë e tillë. Futbolli është i bukur, është e rëndësishme të kemi lojtarë që japin zemrën dhe shpirtin në fushë. Teknologjia ka avancuar. Do e bëjmë një gjë të ngjashme, kam përgatitur diçka për të motivuar më shumë lojtarët.

Jemi këtu pas dy muajsh gjatë së cilave kemi parë shumë ndeshje. Karakteristikat e lojtarëve bëhen më të dallueshme, por po presim stërvitjet për t’i parë nga afër. Mezi presim stërvitjen e parë të së hënës. Aty do të kuptojmë më shumë gjëra.

Të gjithë lojtarët duhet të ndihen të rëndësishëm me ne. Ka një ndryshim të madh me periudhën kur erdha në Shqipëri. Është bërë punë e madhe, tani i kemi idetë më të qarta. Do njihemi gradualisht me të gjithë lojtarët.

Kombëtarja është një specifikë tjetër, mungesat do të na kushtëzojnë. Por nuk dua të qahem, nga mungesat apo problematikat. Do të kemi nga 3-4 lojtarë për çdo pozicion. Rëndësi ka që të nisim nga puna, dhe të punojmë sa më shumë.

Portierët me zero minuta? Po flasim për dy portierë të rëndësishëm. Ata kanë bërë një rrugëtim të gjatë në Kombëtare. Kemi edhe lojtarë të tjerë me pak minuta. Duhet t’i vlerësojmë të gjithë, jo vetëm aspektin e minutave.

Unë mendoj se është e drejtë që të gjithë ata që janë në gjendje të jenë pjesë e Kombëtares, të jenë këtu me ne. Pastaj është edhe pjesa e dytë. Ne do i vlerësojmë të gjithë. Ka lojtarë që janë shumë të rëndësishëm, tani presim se çfarë do të tregojnë në fushë. Kjo nis prej së hënës. Më pas do të nisim menaxhimin e tyre.

Polonia? I njohim karakteristikat e lojtarëve polakë, por edhe ata kanë ndërruar trajner. Janë mësuar me kompeticione të rëndësishme. T’i shohim si do të luajnë, t’i studiojmë mirë. Të shohim si Fernando Santos do të luajë në ndeshjen ndaj Çekisë. U përpoqa të ndiqja konferencën e Santos, por ishte me përkthim dhe nuk kuptova shumë gjëra.

Futbolli është kompleks, ka fazën me top dhe pa top. Jemi përgatitur shumë mirë për këtë takim, do ikim të marrim maksimumin. Doriva ka qenë lojtar i Fernando Santos, e ka patur trajner te Porto. Ai e njeh shumë mirë atë, do të na ndihmojë me informacionet që ka.

Mungesat? Më vjen keq për të dëmtuarit, por nuk duhet të qahemi. Të ecim përpara. Në Kombëtare duhet t’i vëzhgosh të gjithë. Më vjen keq për të gjithë lojtarët e dëmtuar.

Më vjen shumë keq për Brojën. Kam vizituar Adrian Bajramin në Lisbonë. Ai u surprizua. Më ka impresionuar, një djalë dhe lojtar shumë i mirë. Ai vjen nga një moment i vështirë si pasojë e dëmtimit.

Pse mungon Arlind Ajeti? Ka lojtarë që nuk kanë minuta, të tjerë kanë shumë minuta. Ne mendojmë vetëm për Poloninë, çdo ditë. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme gjithandej. Ne mendojmë se ky është një vendim i rëndësishëm për të luajtur një ndeshje të rëndësishme ndaj Polonisë.

Kemi parë 70 lojtarë. Për çdo lojtar që marrim lëmë tre të tjerë jashtë. Edhe Ajeti është në radarin tonë. Është një lojtar shumë i aftë, por besojmë se do të ecim përpara me këta 23 lojtarë.

Listën e kemi përpiluar në bazë të karakteristikave të lojtarëve, ekuilibrit të skuadrës dhe kundërshtarit. Këta janë kriteret tona. Sidomos ekuilibri i skuadrës ka rëndësi për të shkuar në Poloni për të marrë një rezultat pozitiv.

Dëmtimi i Ismajlit? Ai luajti vetëm 20 minuta, kërkoi zëvendësim, por nuk e dimë ende gjendjen e dëmtimit të tij. Ndoshta do të duhet të bëjmë një zgjedhje për ta zëvendësuar, por po presim përgjigjen përfundimtare të doktorit të Empolit.

Shqipëria skuadre sulmuese? Nuk është e thjeshtë të përcaktosh stilin e lojës. Unë jam brazilian, kam jetuar edhe në Spanjë e Itali. Kam provuar një aventurë të rëndësishme në Angli. Familja ime jeton në Portugali, vajza në Madrid.  

Ndihem një person multikultural, kam përthithur kulturë edhe nga vendet e tjera, jo vetëm Brazili. Rëndësi ka të shohim një ekip 100% shqiptar në fushën e lojës. Në futboll kanë rëndësi këmbët e mira dhe qarkullimi i topit.

Do të sulmojmë nëse do të mbrohemi mirë. Të gjithë bashkë. Nëse sulmojmë mirë, do të vazhdojmë të mbrohemi mirë. Kemi lojtarë të aftë për të prodhuar një futboll të mirë. Mbi të gjithë duhet shpirti i duhur për të luftuar për çdo pikë, shpirti i Kombit. Lojtarët do të japin maksimumin, këtë ua premtoj.

Ishim përgatitur për çdo situatë, për miqësore, por edhe pa miqësore. Por nuk është problem i madh mungesa e miqësores. I njohim shumicën e lojtarëve, pasi ata luajnë në kampionate të rëndësishme. Rëndësi ka të bëjmë mirë dhe të stërvitemi fort në shtatë ditët e grumbullimit.

Vetëm Hadroj nga Superiorja? Kur grumbullojmë lojtarët, ne nuk shohim nëse luajnë në Kore, Hungari apo Shqipëri. Asani luan në Kore, shumë larg. Por e kemi ndjekur, ai ka bërë mirë edhe në Hungari. Hadroj është pjesë e jona. E pashë në disa ndeshje, ai më bindi ta grumbulloj.

Sigurisht që nuk është vetëm Hadroj, ka të tjerë lojtarë nga të cilët presim përgjigjet e duhura. Është në dorën e tyre nëse do të japin maksimumin për të qenë pjesë e Kombëtares”, përfundoi Sylvinho.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...