Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Sylvinho “sms” FSHF-së për kontratën: Dua të çoj Shqipërinë në Kupën e Botës

Ndeshja ndaj Moldavisë që solli kualifikimin, mbështetja e madhe e tifozëve kuqezi, rrugëtimi drejt “Gjermani 2024”, synimet e së ardhmes dhe rritja e Federatës Shqiptare e Futbollit në aspektin profesional, dhe duke investuar vazhdimisht për një infrastrukturë sa më moderne dhe kushte dinjitoze për të gjithë kuqezinjtë. Si edhe kapitenit Berat Gjimshiti.

Trajneri i ekipit Kombëtar, Sylvinho ka folur për të gjitha këto tema në një intervistë për median italiane “Cronache di spogliatoio”. Tekniku kuqezi tha se mbështetja e madhe e tifozëve në këtë edicion ishte fantastike, ndërsa vlerësoi maksimalisht kushtet e krijuara nga FSHF. Ku tregoi se gjithçka ishte në nivelin e duhur, gjë që sipas tij ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit dhe në arritjen e këtyre rezultateve historike për vendin tonë.

Albania’s Brazilian head coach Sylvinho celebrates the qualification after the UEFA Euro 2024 Group E qualifying football match between Moldova and Albania in Chisinau on November 17, 2023. (Photo by Elena COVALENCO / AFP) (Photo by ELENA COVALENCO/AFP via Getty Images)

Sa i përket së ardhmes, braziliani u shpreh se Shqipëria duhet të mësohet të luajë në Europian. Teksa shtoi se duhet të synohet edhe kualifikimi në Kupën e Botës.

Ndeshja me Moldavinë dhe mbështetja e tifozëve – “Shumë minuta stres në ndeshjen ndaj Moldavisë, por në fund hodha pas të gjithë ankthin që kisha brenda. Ishte diçka e bukur. Ne kemi pasur mbështetje fantastike nga tifozët tanë në çdo ndeshje. Në ndeshjen ndaj Çekisë në transfertë, për shembull, ishte çmenduri! Në Pragë kishte shumë tifozë shqiptarë, kjo u ndje shumë. Është diçka fantastike, një ndjesi e mrekullueshme”.

Përzgjedhja dhe njohja e lojtarëve – “Përzgjedhja, njohja dhe monitorimi i lojtarëve është një proces shumë i vështirë. Në fakt, muajt e parë janar, shkurt, dhe para ndeshjes së marsit, ishin shumë të vështirë. 40-50% e futbollistëve luajnë në Itali, Spanjë, Premier League dhe Bundesligë. Ata në fakt ishin lojtarët më të lehtë për t’u ndjekur, por të tjerët jo. Pastaj nisëm një tur me udhëtime të rëndësishme. Unë dhe Doriva bëmë shumë udhëtime nëpër Europë për të parë dhe takuar lojtarët”.

Lexo edhe:

Investimet e FSHF – “Gjithçka shkon në drejtimin e duhur dhe kushtet që na ka ofruar FSHF janë shumë të mira. Kemi tashmë një kompleks stërvitor modern, qendrën e fizioterapisë, palestër dhe zyrat tona ku ne punojmë çdo ditë. Kemi video-analistë, trajnerë të përgatitjes atletike, pastaj vjen edhe pjesa teknike. Në këtë mënyrë dhe me këto kushte futbolli në Shqipëri po zhvillohet shumë mirë. Edhe Federata Shqiptare e Futbollit është rritur shumë ndër vite në çdo aspekt. Nga këtu niset gjithçka, punohet shumë me një staf të madh njerëzish të cilët mendojnë dhe punojnë çdo ditë për zhvillimin e futbollit shqiptar. Kjo është diçka e bukur”.

Synimet e së ardhmes – “Duhet të mësohemi të luajmë në Europian, duhet të kualifikohemi edhe në Kupën e Botës, pastaj të shkojmë sërish në Europian. Nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Europianit. Mund të kualifikohemi dhe të shkojmë në raundin e 1/16-ve e më pas në çerekfinale. Është shumë gjë e mirë, në fakt është e bukur. Por, për mendimin tim ka më shumë rëndësi projekti për të ardhmen. Duhet të rritemi më shumë dhe të mësohemi që të shkojmë sërish në Europian dhe në edicionin e radhës të kualifikohemi në Kupën e Botës”.

Shembulli i kapitenit Berat Gjimshiti – “Për të ka qenë e vështirë të mos shkonte në finalet e Euro 2016. Por futbolli të jep gjithmonë një shans të dytë dhe jo vetëm futbolli, vetë jeta të jep një shans të dytë. Ai është shumë i qetë dhe arsyeja që bëmë atë kapiten është edhe fakti se skuadra ka nevojë për qetësi në fushë. Kam parë pak historinë e tri, katër, pesë viteve të fundit dhe ndonjëherë futbollistët e humbin pak përqendrimin. Por futbolli nuk të fal. Nuk është e lehtë, por vazhdueshmëria dhe qetësia janë shumë të rëndësishme. Ai përveç faktit se është një futbollist i madh, është nga ata që e ruan shumë qetësinë. Luan në një skuadër ku ka lojtarë të mëdhenj, ekspertë. Por, ai është gjithnjë i qetë dhe këtë ia transmeton skuadrës”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...